Koncert tematik dedikuar etnomuzikologut Lorenc Antonit

  • A.P /
  • 28 tetor 2020 - 15:46
Koncert tematik dedikuar etnomuzikologut Lorenc Antonit

Nën drejtimin e Drejtorit Shkodran Tolaj, Ansambli shtetëror i këngëve dhe valleve popullore shqiptare në R.M.V, vazhdon me projekte të reja, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Kësaj radhe dashamirët e artit, do ta kenë mundësinë për ta shijuar koncertin tematik dedikuar LORENC ANTONIT - etnomuzikologut, dirigjentit dhe kompozitorit të parë profesionist shqiptar.

Dokumentar i përgatitur enkas, veprat më të bukura korale, vokale dhe instrumentale do ta rikthejnë kujtimin për këtë kolos të muzikës në vendlindjen e tij - Shkup me rastin e 111 vjetorit të lindjes dhe 21 vjetorin e ndarjes nga jeta.

Emocione, mall dhe krenari!

Të dielën, në orën 16:00 në Shtëpinë e Armatës. Transmetim në TVM2.

Hyrja për publik e kufizuar dhe vetëm me ftesa speciale sipas masave protokolare!

(Kosova Sot Online)