Artisti Visar Rexhepi vizitoi Ansamblin Nacional

  • A.P /
  • 06 July 2021 - 22:08
Artisti Visar Rexhepi vizitoi Ansamblin Nacional

Visar Rexhepi është një nga emrat e spikatur të skenës muzikore që nga viti 1995. Origjinaliteti në interpretimet dhe paraqitjet e artistit shkupjan ka bërë që ai të paraqitet rrallë por të na sjellë çdoherë risi dhe avangardizëm në skenën tonë muzikore.

Ndonëse është një nga të diplomuarit e degës së aktrimit në Universitetin e Shkupit, kahja e tij në jetë u orientua në punën e menaxhimit dhe drejtimit të një prej kompanive më të suksesshme në Ballkan “Air - Prishtina”. Visari vjen shpesh në Shkup për projekte të ndryshme.

Projekti i radhës është në bashkëpunim me drejtorin Shkodran Tolaj. Sot ishte në vizitë në ansambël ku shprehu konsiderata rreth artit dhe aktivitetit që po zhvillon ansambli por dhe rëndësinë e një institucioni të tillë për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

(Kosova Sot Online)