'Besiana& të mirët e kombit' me koncert në përvjetorin e 27-të të çlirimit në Shtimes

  • A.P /
  • 13 June 2026 - 22:38
'Besiana& të mirët e kombit' me koncert në përvjetorin e 27-të të çlirimit në Shtimes

Për një vit e gjysëm, formacioni “Besiana &të mirët e kombit” mbrëmë realizoi koncertin e 26-të me një sukses që do mbahet mend gjatë kohë në memorien e secilit qytetar të Shtimes!

Mbrëmë kujtuam Reçakun, kujtuam heronjët, martirët, nënat e baballarët përmes interpretimeve klasike, këngëve epike e valleve tona të bukura!

Më tepër se emocion ishte nata e mbrëmshme ku publiku disa herë është ngritur në këmbë në shenjë respekti e mirënjohje për secilin artist!

Me dhjetëra mesazhe kanë arritur sot ku të pranishmit e përshkruajnë si një mbrëmje që do ngelet në historinë e qytetit!

Ky koncert ishte një borgj ndaj babait tim Qaniut, i cili e donte aq shumë Shtimen ku kishte shtëpinë e dytë tek shoku i tij i jetës Nazmi Misini dhe nëse besojmë që ka përjetësi besoj se janë ndjerë krenarë e të lumtur në këtë 27 vjetor!

Mbrëmë aq e madhe ishte lavdia, krenaria sa dukej që të gjallët e të rënët janë bërë tok për të ndjer festën e madhe si dëshmi që liria nuk është dhuratë por amanet i shenjtë që duhet ruajtur e trashëguar brez pas brezi!

(Kosova Sot Online)