Shoqata 'Trojet e Arbrit' sot ka datëlindjen-feston 22 vjetorin e vendosjes së gurëthemelit në Hamburg të Gjermanisë
Nga Nue Oroshi
Vitet ecin me shpejtësi por edhe koha kalon pa u vërejtur.Kur më 21 janar 2004, ishte 100 vjetori i lindjes së atdhetarit e shqiptarit më të madh që kishte Kosova gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore Ing.Xhafer Deva pikërisht në këtë ditë e pim nga një kafe ne Kiel me mikun tim Avni Bilallin ku edhe i propozova idenë për mbajtjen e një Akademie përkujtomore në Hamburg të Gjermanisë për Ing.Xhafer Devën dhe Kapidan Mark Gjon Markun.Menjëherë hym në veprim dhe i mobilizuam shqiptarët në Kiel, në Hamburg dhe në pjesë të tjera të Gjermanisë si në: Shqipëri, Kosovë,Maqedoni, Mal të Zi dhe Çamëri. Sesioni shkencor u realizua me plot sukses më 12 - 13 qershor 2004 ku shfrytëzoj rastin të falënderoj të gjithë ata organizator, donator dhe studiues që përmes përkrahjes se tyre e filluam idenë e rishkrimit të Historisë së Popullit Shqiptar.
Në këtë ditë na u bashkangjiten edhe shumë atdhetar shqiptarë , studiues e veprimtar.Këtë shoqatë përplot 12 vjet e udhëhoqi me plot sukses prof.dr.Muhamet Shatri kurse ka 10 vjet që është duke u udhëhequr nga ideatori i saj Mr.sc.Nue Oroshi.
Për 22 vite Shoqata "Trojet e Arbrit" mbajti 24 sesione shkencore të rregullta,10 sesione shkencore të veçanta,12 akademi shkencore, botoi 32 vepra enciklopedike që ndriçuan historinë tonë kombëtare.Vendosi 4 monumente në Kosovë dhe në Shqipëri duke filluar me monumentin e Gjergj Kastriotit në Prizren, që i trazoj disa shtete që luftuan dhe po luftojnë më të madhe për ta penguar Gjergjin e Kastriotëve të vendosej në zotërimin e Kastriotëve në Prizren.
Pastaj vendosëm monumentin e 28 të vrarëve në mars 1913 në fshatin Nashec të Prizrenit.Pejës i dhamë ndriçimin me bustin heroinës Marie Shllaku kurse Kryeministrin e Shqipërisë Etnike dhe nënshkruesin e Pavarësisë se Shqipërisë, Mustafa Merlika Krujën e kthyem në Krujën legjendare duke i vendosur bustin. Shoqata” Trojet e Arbrit” ka edhe 4 projekte të tjera: atë të muranës se Gjergj Kastriotit në Prizren,monumentin e Kapidan Mark Gjon Markut në Shkodër,bustin e profesor Ymer Berishës në Prishtinë dhe bustin e Zef Kolë Ndokës në Gjakovë.Për të gjitha kemi bërë kërkesa zyrtare dikund edhe nga dy e tri herë por ende nuk kemi një përgjigje nga institucionet në Prizren,Prishtinë,Gjakovë dhe Shkodër.Po ashtu Shoqata "Trojet e Arbrit" është duke i realizuar edhe shumë projekte të tjera.Për këtë vit kemi edhe tri vepra shkencore duke i përgaditur si dhe 6 sesione shkencore që do ti mbajmë gjatë periudhës kohore shtator-dhjetor 2026 në Prishtinë, Tiranë, Shkup, Hamburg, Basel dhe New York për Presidentin Historik dhe themeluesin e shtetit të Kosovës dr.Ibrahim Rugova.
Gjatë këtyre 22 viteve shoqatës ”Trojet e Arbrit” ju ndanë shumë studiues të vyer që do ti kujtojmë për jetë të jetëve. Një pjesë e studiuesve u lodhën ngapak kurse disa të tjerë (studiues) që nuk ishin pjesë e shoqatës filluan edhe ta gjelozojnë punën e shoqatës "Trojet e Arbrit" që është e vetmja që bën organizime shkencore nga të gjitha trojet shqiptare dhe në mërgatën atdhetare. Apo siç më thoshte shpeshherë veprimtari dhe koordinatori i Shoqatës "Trojet e Arbrit" për Amerikë dhe Australi, Tomë Mrijaj që nuk na u nda për 22 vjet duke na përkrahur në të gjitha format e organizimit, se shqiptari të gjitha ti fal por vetëm suksesin jo. E suksesët nuk arrihen duke pirë kafe nëpër kafiteri duke përgojuar studiues e atdhetar por ato arrihen duke i përvjelur mëngët, duke e nxeh karrikën e duke e futur në veprim trurin si dhe duke ja dhënë meritën çdo studiuesi,donatori dhe veprimtari.Në fund falënderoj të gjithë ata shqiptarë atdhetarë që për 22 vjet dhanë kontribut të çmuar.Puna 22 vjeçare nuk ishte e lehtë se humbëm shumë studiues por tash Shoqata "Trojet e Arbrit" është ripërtëri me studiues dhe studiuese të reja që po shkon në rrugën e mbarë të rishkrimit të historisë shqiptare.
(Kosova Sot Online)
