Lutje për të lënduarit dhe ngushëllime për familjarët e viktimave në Tetovë

  • A.P /
  • 09 September 2021 - 16:33
Lutje për të lënduarit dhe ngushëllime për familjarët e viktimave në Tetovë

Tetova - vend i dy Universiteteve dhe studentëve, vend i sfidave kombëtare, mikëpritjes e derës së hapur për çdo shqiptar u përball sonte me stuhinë e papritur të radhës që na ka tronditur të gjithëve! Lajmet për djegjen e spitalit modular në Tetovë dhe viktimat për numrin e të cilëve akoma nuk dihet zyrtarisht po i ndjekim me shqetësim të madh. Dhembja është edhe edhe më e madhe në largësinë dhe pamundësi për të ngushëlluar nga afër të afërmit e viktimave, stafin mjekësor, të parin e spitalit të Tetovës por dhe udhëheqësen e komunës sonë.

 

Tetova sonte po kalon natë të tmerrshme ndërkaq të gjithë shqiptarët po kalojnë dhimbje e trishtim me atë çfarë po transmetohet deri tek opinioni publik posaqërisht kur në mesin e të lënduarve janë edhe mantelbardhët që qëndronin stoikisht në luftë me Covid 19.

Ansambli Nacional i këngëve e valleve popullore shqiptare në RMV me tërë stafin solidarizohet me gjithë qytetarët e Tetovës për momentet e vështira që po kalojnë, lutet për të tejkaluar këtë sfidë të rëndë të lënduarit dhe ngushëllon familjarët e viktimave që kanë humbur sonte të dashurit e tyre! 

(Kosova Sot Online)