Shkodran Tolaj me Ansamblin nacional të këngëve e valleve popullore shqiptare po bën me sukses diplomaci kulturore

  • A.P /
  • 10 September 2021 - 20:37
Shkodran Tolaj me Ansamblin nacional të këngëve e valleve popullore shqiptare po bën me sukses diplomaci kulturore

“Derisa disa nëpër rrjete sociale po ankohen që po na mungon Twitter-diplomacia e dikurshme (se nâmin e t'mirave na i ka pas sjellë!), tjerët po e realizojnë me sukses diplomacinë kulturore.

Shkodran Tolaj po e shetitë Kataloninë me Ansamblin shqiptar nga Maqedonia e Veriut, dhe po ia ngulë nga nji plis n'krye poltikanëve t'radhës.

 

Këtu, me Prezidenten e Parlamentit Katallan, Laura Borràs” shkruan artisti multidimensional që jeton në Spanjë Gani Jakupi.

Gazeta “Kosova Sot” e përgëzon drejtorin Tolaj për punën e mrekullueshme dhe përhapjen e vlerave tona kombëtare jashtë vendit!


(Kosova Sot Online)