A ju kujtohen Kasandra dhe Luisi?

  • A.P /
  • 03 April 2022 - 11:43
A ju kujtohen Kasandra dhe Luisi?

Shumë nga ne e mbajmë mend telenovelen e sukseshme latine "Kassandra", e realizuar midis Tetorit 1992 dhe Majit të vitit 1993, të cilën shumë prej nesh patëm rastin ta shikonim gjatë viteve 1997/1998, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Derisa publiku i dashuronte pamasë dy protagonistët kryesorë Kasandrën e cila luhej nga aktorja Coraima Torres dhe Luisi (Osvaldo Rios).

Image

E për të gjithë ata që kanë nostalgji për aktorët e tyre të preferuar, Kosova Sot Online ju sjell disa informacione sa i përket jetës së tyre...

Image

Coraima Alejandra Torres Díaz e lindur në Venezuelë tanimë 46 vjeçare, nga martesa e saj me aktorin Nicolas Montero ka një fëmijë Manu Nico Montero.

Derisa ka vazhduar me role të ndryshme edhe në telenovela tjera, suksesin e Kasandres nuk arriti ta kalojë asnjëherë.

Osvaldo Ríos Alonso është aktor, model dhe kitarist nga Porto Riko i cili njihet më shumë për rolet e tij në telenovela të ndryshme, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Image

Aktori 58 vjeçar zyrtarisht ka qenë i martuar tri herë, derisa aktualisht bashkëjeton me partneren Ivelin Giro, e cila poashtu është aktore. Nga lidhjet e tij, aktori ka tre fëmijë: Giuliano Ríos, Alessandro Ríos, Osvaldo Ríos.

Image
Image

Pavarësisht se kanë kaluar mëse njëzet e shtatë vite nga realizimi i telenoveles "Kassandra", fansat e serialit herë pas here e rishikojnë prapë, tani përmes kanalit You Tube ku të gjitha episodet e serialit janë të publikuara.

E një e veçantë tjetër është edhe kënga e serialit, e cila është shndërruar në një hit të padiskutueshëm duke i rezistuar edhe kohës.

(Kosova Sot Online)