Qeni pret një muaj para derës së shtëpisë të zonjën që kishte vdekur

  • A.P /
  • 12 April 2022 - 17:10
Qeni pret një muaj para derës së shtëpisë të zonjën që kishte vdekur

Prej një muaji Reeny, një qen 9-vjeçar, pret jashtë derës së shtëpisë me shpresën se e zonja do të arrijë në çdo moment. Por gruaja nuk do të kthehet më, sepse humbi jetën në luftën në Ukrainë.

Historia, e cila vjen nga qyteti Makariv, është treguar në rrjetet sociale nga Anton Gerashchenko, Këshilltar i Ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës.

Zonja e qenit Reeny "u përdhunua dhe u vra nga një ushtar rus pranë shtëpisë së saj",- raportoi në Twtter, Gerashchenko.

Që atëherë, Reeny e ka pritur të zonjën në pjesën e përparme të shtëpisë , ulur aty pranë derës.

"Qeni është shumë i sëmurë dhe ai ka nevojë për dikë që të kujdeset për të. Familjarët e gruas janë vënë në dijeni për këtë gjë dhe janë gati të mirëpresin qenin," - shpjegoi në Tëitter këshilltari i Ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës.

(Kosova Sot Online)