Sedat Kuçi feston ditëlindjen dhe 50 vjetorin e karrierës

  • A.P /
  • 13 October 2022 - 17:55
Sedat Kuçi feston ditëlindjen dhe 50 vjetorin e karrierës

Këngëtari i njohur i muzikës qytetare Sedat Kuçi ka festuar 50 vjetorin e karrierës së tij muzikore, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Pikërisht në këtë jubile, ai ka festuar edhe 70 vjetorin e lindjes.

Me këtë rast ka organizuar një mbrëmje të veçantë me miqtë dhe të afërmit e tij.

Natyrisht se nuk kishte si të mungonte muzika, ku Sedati me miqtë e tij interpretuan disa nga këngët më të bukura të melosit popullor.

Kujtojmë se përveç muzikës, Sedat Kuçi ishte dhe profesor universitar në Fakultetin e Filologjisë, respektivisht në degën e Gjuhës dhe letërsisë shqipe.

(Kosova Sot Online)