Ua prezantojmë 'Miss dhe Mister Zvicrën 2023': Elson dhe Vandana

  • A.P /
  • 06 July 2023 - 14:00
Ua prezantojmë 'Miss dhe Mister Zvicrën 2023': Elson dhe Vandana

Bukuria, eleganca dhe sharmi nuk kanë reshtur së frymëzuari ata që janë forca shtytëse e veprave fisnike që ekzistojnë prej dekadash, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".


Më 1 Korrik 2023, është mbajtur finalja e evenimentit të bukurisë "MISS & MISTER SUISSE FRANCOPHONE", konkurs në të cilin fillimisht kanë konkuruar rreth 700 kandidatë, prej të cilëve janë zgjedhur 33 missa dhe 23 mister.

E në finalen e madhe "Miss Suisse Francophone 2023" me meritë e fitoj Vandana Vaucher derisa "Mister Suisse Francophone 2023" e fitoj  Elson Bytyqi me prejardhje nga Kosova.


Njihuni me  "Mister Suisse Francophone 2023" Elson Bytyqi 

Image


Elson Bytyqi është një sipërmarrës i ri 20-vjeçar, i cili ka themeluar kompaninë e tij të pronave të patundshme. I lindur në Zvicër nga prindërit kosovarë, ai u rrit në një familje me pavarësi, ku mësoi rëndësinë e punës së palodhshme dhe të durimit. Elson flet katër gjuhë: shqipen, frëngjishten, gjermanishten dhe anglishten, gjë që i mundëson të komunikojë me një numër të madh të njerëzve në punën dhe jetën e tij të përditshme. I pasionuar për udhëtimet dhe zbulimin e kulturave të reja, ai e kalon kohën e lirë duke eksploruar vende të reja dhe takuar njerëz të çdo origjine. Për të, kjo hapësirë e mendjes dhe kjo kuriozitet janë të nevojshme për të arritur sukses në një botë gjithnjë e më të lidhur. Jashtë punës, ai është një përkrahës i kalistenikës, një sport që përfshin përdorimin e peshës së trupit për të kryer ushtrime muskulore. Me një personalitet ambicioz dhe vendosur, Elson është i sigurt në idetë e tij. Ai është i bindur se puna e palodhshme, durimi dhe pasioni janë çelësat e suksesit në jetë.

Njihuni me Vandana Vaucher  "Miss Suisse Francophone 2023" 

Image

Vandana Vaucher,  22 vjeqare ka lindur në Bile Bienne (Zviceër). Ajo aktualisht është rektutriste e agjensionit punëdhënës. Edhe pse është e lindur ne Zvicër, është me origjinë shqiptare edhe Indiane. E pasionuar për modë dhe  estetikë, Vandana është e pasionuar mbas udhëtimeve. Dëshira e saj është të shëtis botën dhe të zbuloj kultura të ndryshme. Një ndër pasionet e zjarrta për Vandanen janë të drejtat e gruas, dëshira e saj është që të gjitha gratë e botës të kenë të njejtat të drejta.


Kandidatët që personifikojnë kombinimin e bukurisë dhe inteligjencës së shekullit të 21-të.

"Miss Suisse Francophone 2023" ose nënkampionia e saj do të përfaqësojë Zvicrën ekskluzivisht në konkursin botëror "Miss Supranational".

Derisa "Mister Suisse Frankofone" ose nënkampion i tij do të përfaqësojë gjithashtu Zvicrën në konkursin botëror "Mister International".

(Kosova Sot Online)