Në Durrës zbulohet një mozaik i rrallë romak

  • E.K /
  • 13 October 2023 - 14:54
Në Durrës zbulohet një mozaik i rrallë romak

Gjatë rindërtimit të shkollës së mesme “Gjergj Kastrioti” në Durrës, janë zbuluar gjetje arkeologjike, përcjell “Kosova Sot Online”.

Bëhet fjalë për një bazament kolone, fragmente muresh, fragmente potenciale të pikturës murale e fragmente mermeri, që nga vlerësimi paraprak përkojnë me elemente tipike të strukturës së një vile romake.

“Por gjetja kryesore është një mozaik floreal, që nëntoka e ka ruajtur në një gjendje mjaft të mirë, i periudhës së hershme perandorake romake, që në fazën aktuale, mendohet të mbulojë një sipërfaqe prej afro 30 m2. Hulumtimi i mëtejshëm pritet të zbulojë edhe elemente të tjerë të rëndësishëm të sitit arkeologjik”, ka shkruar ministrja e Kulturës së Shqipërisë, Elva Margariti.

(Kosova Sot Online)