'Gratë në kulturë' mblodhi gratë më të shquara të skenës dhe pedagogjisë në Shkup

  • A.P /
  • 10 March 2024 - 15:18
'Gratë në kulturë' mblodhi gratë më të shquara të skenës dhe pedagogjisë në Shkup

Manifestimi “Gratë në kulturë” po mbahet tradicionalisht që tre vite me radhë dhe këtë manifestim e ka ideuar profesoresha Besiana Mehmedi e cila ka potencuar se ideja që të mbështesin njëra tjetrën dhe të mbajnë bashkë frymën e suksesit femëror për të vazhduar rrugën e grave të para që u përballën me sfida të shumta dhe për të dhënë model për shumë vajza të reja bën që çdo vit ky manifestim të sjellë risi dhe të ketë veçoritë e veta, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sivjet, manifestimi u mbajt me 8 mars dhe në panelin e diskutimit ishin të ftuara gra me pedigre e personalitete të rralla si: Edith Mihali- mjeshtre e madhe dhe artiste e merituar e cila si primadona e Teatrit të Operës e Baletit në Tiranë foli mbi eksperiencën dhe vështirësitë personale duke dhënë mesazhe të rëndësishme për të rinjët e të rejat! Poashtu Suzana Turku- Mjeshtre e madhe e Artiste e Merituar solli risi nl këtë edicion e cila si dirigjente me eksperiencë të jashtëzakonshme foli mbi rrugën drejt suksesit! Ajo dhuroo Cd dhe libra për organizatoren Besiana Mehmedi e cila me shumë përkushtim e ka ngritur këtë eveniment! E ftuara tjetër, Dr.Zana Shuteriqi solli sfidat e grave në muzikë ndërkaq pianistet Rudina Ciko e Laura Kushta sollën risi në program me një temë variacionesh të Paganinit! 


Alketa Gashi ishte e ftuara tjetër, poete, gazetare e shquara e cila pati një fjalim shumë përmbajtësor dhe të qëlluar! Salla ku u mbajt aktiviteti ishte e mbushur përplot dhe në Galerinë Nacionale evenimentet e tilla kanë peshën e vet!
Flautistja Albana Mustafa, përgjegjëse në shkollën e muzikës në Shkup solli sfidat e ngritjes së paraleles së parë shqipe në Shkup. Me daljen e humanistes dhe ish të burgosurës politike Flora Brovina në skenë i tërë publiku u ngrit në këmbë në shenjë nderimi! 


Pas paraqitjes emocionuese të saj, mbrëmjes i dha sharm sopranoja nga Kosova, Adelina Paloja e cila në shoqërim nga Alba Muçolli ishte btilante me një vepër të Pucinit dhe “Unë biri yt Kosovë” nga Feim Ibrahimi! 


Në fund të manifestimit Ministri z.Artan Grubi i ndau plaketa mirënjohje për të gjitha zonjat për kontributin e tyre në arsim e kulturë duke i falenderuar për këtë aktivitet të mrekullueshëm që i falën Shkupit! Këtij manifestimi i parapriu një takim ptotokolar me kryeministrin e parë shqiptar në vend z.Talat Xhaferi i cili u uroi 8 marsin zonjave të cilat e falenderuan përzemërsisht për këtë takim sepse është rasti i parë që një kryeministër pret për 8 mars 11 zonja të arsimit e kulturës duke patur mundësi të flitet shtruar për sfidat dhe avancimin e gruas në shoqëri! Secila prej tyre falenderoi profesoreshën Besiana Mehmedi për menaxhimin e këtij takimi duke e uruar kryeministrin për postin dhe detyrën e rëndësishme që ka bërë krenarë Shqipërinë e Kosovën!

(Kosova Sot Online)