Mbijeton bebja që ishte therur 14 herë dhe ishte varrosur për së gjalli

  • 26 May 2016 - 15:09
Mbijeton bebja që ishte therur 14 herë dhe ishte varrosur për së gjalli

Ajo u gjet nga një grua me fytyrë teposhtë në një varr të cekët

Policët, në anën tjetër, janë duke u përpjekur që t'i gjejnë prindërit e vogëlushit. Përkundër vështirësive të shumta, bebja tani duket se është shëruar në tërësi, me ç'rast është fotografuar duke buzëqeshur, e veshur me rroba të budistëve, raporotn gazeta Kosova Sot

Një bebe e sapolindur ia ka dalë të mbijetojë si për mrekulli, pasi që ishte therur 14 herë me thikë dhe ishte varrosur në një varr të cekët. Tani djaloshi, emri i të cilit nuk është bërë publik, lëre më që e ka marrë veten, por shihet duke qeshur, i shëndoshë si molla. Ai u gjet i varrosur për së gjalli në distriktin Uangyai në provincën Khon Kaen të Tajlandës. Ajo vërejti varrin e freskët Kachit Krongyut, 53 vjeçe, e cila e gjeti beben, tha se kishte lëshuar gjashtë lopët e saj për të kullotur në një fushë, kur kishte dëgjuar zërin e bebes. Më pas ajo vërejti varrin e freskët. Pasi që filloi të gërmonte, hetoi këmbën e bebes. Shumë shpejt i thirri familjarët që t'i ndihmonin, ku më pas me shpejtësi e dërguan beben në spital.

Ajo thotë se, në fillim, kishte menduar se dikush e kishte varrosur për së gjalli qenin, apo macen e vet, por kur kishte parë këmbën e fëmijës, kishte kuptuar se "sa ishte sahati". Abortet nuk janë legale në Tajlandë Burri i saj, Pornchai, i cili i kishte ndihmuar, thotë se bebja ishte varrosur në një varr 20 cm. Ai kishte vërejtur edhe shenja të gishtave dhe kishte dëgjuar zhurmë të motoçikletës, për çka e kishte informuar policinë. Policia, në anën tjetër, janë duke u përpjekur që t'i gjejnë prindërit e vogëlushit. Përkundër vështirë- sive të shumta, bebja tani duket se është shëruar në tërësi, me ç'rast është fotografuar duke buzëqeshur, i veshur me rroba të budistëve. Abortet nuk janë legale në Tajlandë, vend i cili ka shkallën më të lartë të shtatzënësive të adoleshenteve në Azinë juglindore, por që stigmatizon seksin paramartesor. Në vitin 2011 një sipërmarrës ishte dënuar me 40 muaj burg për shkak se kishte ndihmuar në varrosjen e 2,000 fetuseve të abortuara ilegalisht në tokën e një tempulli budist në Bangkok.

(Kosova Sot)