Bashkohet nëna me fëmijën, për së vdekuri!

  • 09 June 2016 - 17:37
Bashkohet nëna me fëmijën, për së vdekuri!

Vdekja në muajin e gjashtë të shtatzënësisë

Ajo ishte në pritje të lindjes së djalit, të cilit kishte vendosur t’ia vinte emrin Rocco

Në shenjë nderimi, e ëma e 18 vjeçes kërkoi që nipi i saj i vdekur, bebja, pra, të kthehej në barkun e nënës së tij dhe të varroseshin së  bashku

Një grua, e bija shtatzënë e së cilës vdiq nga një droçkë gjaku, thotë se 18 vjeçja u varros pasi që bebja e saj e vdekur, iu rikthye përsëri në bark.

Scarlett Holyoake ishte në muajin e gjashtë të shtatzënësisë kur i kishte rënë të fikët në shtëpinë e saj në Risca, Uellsin Jugor. Derisa erdhën mjekët asaj i ishte ndalur fryma dhe të rrahurat e zemrës. Ajo ishte në pritje të lindjes së djalit, të cilit kishte vendosur t’ia vinte emrin Rocco, shkruan sot gazeta "Kosova Sot". 

Rastet e tilla të varrimit nuk janë të panjohura

Mjekët e nxorën beben me prerje cezariane, me qëllim që ta shpëtonin atë, por edhe bebja, sikur edhe nëna e tij, kishin vdekur.  Në shenjë nderimi, e ëma e 18 vjeçes kërkoi që nipi i saj i vdekur, bebja pra, të kthehej në barkun e nënës së tij dhe të varroseshin që të dy bashkë. Zonja Gayle De-Lacey thotë se Rocco edhe ashtu ishte tepër i ri për të pasur të drejtën ligjore që të varrosej vetëm, kështu që zgjidhja më e mirë i ishte dukur që atë ta kthente përsëri në barkun e së ëmës.

“E di se këtë do ta preferonte edhe bija ime, në mënyrë që të ishte përjetë bashkë me beben e saj. Bebja u kthye aty ku e kishte vendin”. Një gjinekologe, Leila Hanna, thotë se janë të rralla, por megjithatë ekzistojnë rastet kur nëna dhe foshnja varrosen kështu.

Vajza që mezi priste të bëhej nënë

E, i dashuri i vajzës së vdekur, Sam Moulder, 20 vjeç, tregon se ajo mezi priste që të bëhej nënë dhe se, deri në momentin e vdekjes, kishte qenë në disponim të mirë. Ai thotë se, të njëjtën ditë kur vdiq e dashura e tij, morën rezultatin e analizës, ku thuhej se bebja e tyre nuk e kishte sindromën Down.

“Scarlett ishte tepër e lumtur para se të vdiste. Mezi priste që të bëhej nënë”, thotë ai. E, familjarët e vajzës e përshkruajnë atë si një “vajzë të re e të bukur, që e kishte jetën përpara”. Analizat tregojnë se ajo vdiq nga tromboza e thellë e venave. Nëse ky tromb, apo droçkë, bllokon enët e mëdha të gjakut, mund të shkaktojë vdekje të menjëhershme. Njerëzit që janë më të rrezikuar nga ky komplikim janë obezët (personat me mbipeshë ekstreme), të moshuarit, personat që nuk janë aktivë, të sëmurët nga kanceri, por edhe gratë shtatzëna. 

(Kosova Sot)