Nëna gjen beben e vdekur në shtrat (Foto)

  • 12 June 2015 - 19:50
Nëna gjen beben e vdekur në shtrat (Foto)

Një nënë ka folur rreth përjetimit të tmerrshëm të saj, në momentin kur e gjeti djalin e saj katërmuajsh të vdekur afër motrës së tij, pasi që i kishte vendosur që të flinin bashkë, transmeton Kosova Sot.

Yvonne Checkley, 29-vjeçare, kishte vendosur djalin Danny Edge në shtrat afër motrës së tij katërvjeçare, para se vetë të shkonte të flinte në dhomën e një fëmije tjetër.

Mjeku ligjor përjashtoi mundësinë e neglizhencës

Fëmijët nga Ekles, Mançester, ishin të ndarë nga njëri-tjetri dhe bebja ishte e mbështjellë me qeben e saj, kur e kishte lënë e ëma, por në mëngjes ajo pa se djali katërmuajsh nuk lëvizte. Ajo menjëherë e thirri ndihmën e shpejtë, por pasi që u dërgua në spital, Danny katër mujor u shpall i vdekur. Hetimet kanë konstatuar se dy fëmijët ishin larg njëri-tjetrit në shtrat dhe se bebja, e mbështjellë me qeben e saj, gjendej mbi jorgan.  Mjeku ligjor përjashtoi mundësinë e neglizhencës, duke thënë se për djalin e vogël askush nuk do të mund të bënte asgjë, për t’i ndihmuar.

Image

Shkaku i vdekjes ende nuk ishte caktuar

Danny ishte një bebe e shëndoshë. Ai kishte vuajtur nga një infeksion bakterial kur kishte qenë më i vogël, por më pas e kishte tejkaluar atë gjendje.

Checkley thotë se i biri i saj rregullisht flinte pa iu ndier zëri, nga ora 10 e mbrëmjes, deri në orën 8 në mëngjes. Por, tragjedia ndodhi ditën kur partneri i Checkley-s kishte vendosur të flinte aty.

Patologia Dr Melanie Newbould thotë se shkaku i vdekjes së foshnjës ende nuk ishte caktuar.

Image

 

Inspektori detektiv Joseph Clarke, i cili bëri hetimet rreth vdekjes së Danny-t, ka përjashtuar çdo rrethanë të dyshimtë.

Duke thënë se bebja vdiq “nga shkaqet natyrore”, mjeku ligjor Alan Walsh tha se, fatkeqësisht, ndonjëherë ndodhin edhe vdekje të tilla, shkaku i të cilave kurrë nuk zbulohet.

(Kosova Sot) 

 

Image