Mbijeton bebja e lindur me zorrët jashtë barkut

  • 06 January 2017 - 20:44
Mbijeton bebja e lindur me zorrët jashtë barkut

Meqë kjo bebe vuan nga gastroskiza, u deshën disa ditë para se zorrët e saj të mund të funksiononin si duhet, pas operacionit. Bile, edhe qumështin e nënës duhej t'ia fusnin me anë të një gypi, drejt në bark,raporton Gazeta Kosova Sot

Një bebe, e cila lindi me zorrët jashtë trupit, tani feston ditëlindjen e parë, pasi i iku vdekjes nga arkivoli. Meqë kjo bebe vuan nga gastroskiza, u deshën disa ditë para se zorrët e saj të mund të funksiononin si duhet, pas operacionit. Bile, edhe qumështin e nënës duhej t'ia fusnin me anë të një gypi, drejt në bark. Por, përkundër një fillimi kaq të vështirë, e ëma e saj, Fran Groves, 26 vjeçe, thotë se vajza është shumë "e gjallë" tani.

Sydney u diagnostikua derisa ishte ende në bark të nënës Duket se ajo ka shpëtuar pa pasoja nga kjo katrahurë, që e priti në lindje. Sydney u diagnostikua derisa ishte ende në bark të nënës, gjatë javës së 12-të të shtatzënësisë. "Me të vërtetë nuk e prisja një gjë të tillë", thotë Fran said. "Isha me burrin tim Paul, tani 45 vjeç dhe papritmas mjeku vërejti se, te bebja, diçka nuk ishte në rregull".

Sydney tani është një foshnjë shumë e këndshme Mjekët thanë se Sydney ishte një në 3,000 bebe që lindin me një deformim të tillë. Mjekët iu thanë prindërve që vajza duhet të lindë në javën e 37-të të shtatzënësisë, meqë më vonë, mund të rrezikohej jeta e bebes. Sydney lindi me prerje cezariane në dhjetor të vitit 2015. Më pas pasuan operacionet për futjen e zorrëve në bark. Sydney tani është një loçkë e vogël, një foshnjë shumë e këndshme, e cila, sikur që thamë, përpak i iku vdekjes. 

(Kosova Sot)

Image
Image