Dikur vuante nga epilepsia, tani është shëndoshë si molla

  • 07 January 2017 - 19:50
Dikur vuante nga epilepsia, tani është shëndoshë si molla

GRACE HALL FILLOI QË TË KISHTE SHENJA TË EPILEPSISË ENDE PA I BËRË NJË VIT

Mjekët në fillim ishin të hutuar, por eventualisht arritën që ta diagnostikonin me këtë sëmundje. Ata i kishin dhënë kësaj vajze 10% gjasa që ta bënte një jetë normale

Rrugëtimi mjekësor i një vajze të re është bërë sensacion në internet, pasi që ajo arriti të shërohej nga një formë e rrallë e epilepsisë. Grace Hall, nga Devon, filloi të kishte ngërçe të epilepsisë kur kishte vetëm disa muaj. Me qëllim që ta rrisnin vetëdijen rreth kësaj forme të rrallë të epilepsisë, që në mjekësi njihet me emrin sindroma West, prindërit e vajzës së vogël bënë disa fotografi të vajzës, derisa ishte duke vuajtur nga ngërçet, të cilat tani janë shikuar nga më shumë se 2 milionë njerëz.

E ëma i vërejti shenjat e para kur bebja ishte 6-muajshe

Mjekët në fillim ishin të hutuar, por eventualisht arritën që ta diagnostikonin me këtë sëmundje. Ata i kishin dhënë kësaj vajze 10% gjasa që ta bënte një jetë normale. Por, pas një trajtimi të suksesshëm mjekësor, vajza është shëruar tërë- sisht. Ajo tani është një vajzë e lumtur dhe e shëndoshë 8 vjeçare. Rasti i saj është botuar edhe në një revistë shkencore. Nëna e saj, Emily, 46-vjeçare, nga Exeter, thotë se për herë të parë vërejti se diçka nuk ishte në rregull kur Grace ishte vetëm një bebe gjashtë muajsh. 

Terapia veproi fuqishëm

Kjo sëmundje është aq e rrallë, saqë haset vetëm në 1 nga 3000 bebe. 90% e këtyre rasteve më pas kanë retardim apo vonim të zhvillimit psikik dhe motorik. Grace filloi një terapi me dy ilaçe, të cilat ishin përdorë edhe më parë, por kurrë së bashku. Terapia veproi fuqishëm. Pas pak muajsh Grace u përmirësua aq shumë, saqë mjekët i thanë të mos përdorte ilaçe më. 

(Kosova Sot)