Gruaja e 'vdekur' lind fëmijën shëndosh si molla

  • 13 January 2017 - 19:42
Gruaja e 'vdekur' lind fëmijën shëndosh si molla

Katherine Boulton ka qenë në spital që nga tetori, pasi kishte përjetuar gjakderdhje në tru,transmeton gazeta Kosova Sot.
Ky gërshetim i rrallë i enëve të gjakut bëri që gjaku të mos mund të kalojë nga arteriet në vena, duke penguar kështu furnizimin me oksigjen. Kjo bëri që zemra e saj të ndalej përkohësisht nga një arrest kardiak, meqë asaj i duhej që të mundohej më shumë që të dërgonte gjak
Një grua ka lindur derisa gjendej në një komë të induktuar, meqë për gjashtë minuta, në realitet ajo kishte qenë 'e vdekur', pas një gjakderdhjeje të rëndë në tru. Katherine Boulton, 42 vjeçe, ka qenë në spital që nga tetori, si rezultat i një malformacioni arterovenoz (AVM). Ky gërshetim i rrallë i enëve të gjakut bëri që gjaku të mos mund të kalojë nga arteriet në vena, duke penguar kështu furnizimin me oksigjen. Kjo bëri që zemra e saj të ndalej përkohësisht nga një arrest kardiak, meqë asaj i duhej që të mundohej më shumë që të dërgonte gjak.

Phoebe vazhdon që të mbetet në një dhomë private të spitalit

Mjekët u detyruan që nënën e dy fëmijëve ta vënin në komë të induktuar, për t'ia ofruar gjasat më të mira për të mbijetuar. Por, përkundër asaj se ishte pa vetëdije, ajo ia doli që ta lindte vajzën e saj Phoebe me prerje cezariane. E lindur në javën e 31-të të shtatzënësisë, bebja lindi e shëndoshë, edhe pse e vogël me trup. Fatkeqësisht, ato ende nuk janë 'njoftuar' mes veti. Phoebe vazhdon që të mbetet në një dhomë private të spitalit, meqë pak pasi lindi, ajo mori një infeksion, i cili u trajtua me sukses me antibiotik. Por, mjekët duan që të sigurohen që ajo do të kalojë pa pasoja këtë episod.

Zemra e saj u ndal së rrahuri për gjashtë minuta

'Si nëna, po ashtu edhe vajza janë të mrekullueshme', thotë burri i saj Jamie Boulton, 40-vjeçar. Pas gjakderdhjes së saj në tetor, zonja Boulton ishte duke e marrë veten mjaft mirë, bile pati filluar që të fliste. Por, më pas, derisa ishte në spital, gypi i trakeotomisë i kishte lëvizur. Si pasojë e kësaj, ajo pësoi infarkt të zemrës dhe zemra e saj u ndal së rrahuri për gjashtë minuta. Pasi u reanimua, ajo u fut në një komë të induktuar. Më pas, një infeksion kërpudhor i lëkurës i kaloi në gjak, duke ndikuar që t'i binte shtypja e gjakut. 'Ajo ka qenë buzë vdekjes tri herë dhe tri herë shpëtoi", thotë me gëzim burri i saj.  

(Kosova Sot)