Si mbijetoi bebja e sëmurë nga një kancer i rrezikshëm?

  • 23 January 2017 - 19:35
Si mbijetoi bebja e sëmurë nga një kancer i rrezikshëm?

MJEKËT INJORUAN DYSHIMET E NËNËS

E ëma e zbuloi tumorin derisa praktikonte një teknikë, të cilën e kishte mësuar në orët e masazhit të bebeve
Një nënë e re tregon sesi kishte zbuluar një duq të vogël te fëmija i saj, i cili doli të ishte tumor i llojit neuroblastomë

Një nënë dyshonte se bebja e saj kishte kancer, por pesë mjekë i kishin thënë se kjo nuk është e vërtetë. Nicola Carpenter kishte hetuar një duq të vogël në këmbën e të birit të saj, Alec, derisa praktikonte një teknikë të cilën e kishte mësuar në orët e masazhit të bebeve. Alec kishte një termin te mjeku, për ta marrë vaksinën, kështu që e ëma e saj i tregoi infermieres për 'zbulimin' që kishte bërë, transmeton gazeta Kosova Sot.

Endet nga një mjek te tjetri

Por, infermierja i kishte thënë se asgjë nuk ishte për t'u shqetësuar dhe Nicola më pas dëgjoi gjëra të njëjta edhe nga tre mjekë të tjerë, të përgjithshëm, pasi nëna e shqetësuar kishte caktuar termine, meqë duqet kishin filluar që të përhapeshin nëpër trupin e djalit. "Sa herë që shkoja te mjeku, më pyesnin a ishte kjo lindja ime e parë dhe a ishte lindja traumatike", thotë Nicola. "Që të gjithë më thoshin se isha tepër protektive ndaj bebes sime". Pasi shumë mjekë injoruan shqetësimet e tyre, Nicola dhe burri i saj, Glen, 40 vjeç, e çuan Alecun në Spitalin e Ipsviçit, ku një mjek, po ashtu gabimisht, iu kishte thënë se djali vuante nga neurofibroma, duke i kthyer përsëri te mjeku i përgjithshëm. Nëna e Alecut të vogël tregon se ky lajm e tronditi edhe më shumë. Për fat, aty ishte edhe një onkolog, specialist për trajtimin e tumoreve, i cili, pasi e kontrolloi beben, ua dha lajmin e keq, se ai vuante nga etapa e katërt e tumorit të quajtur neuroblastoma. Kjo kishte ndodhur shtatë javë pasi që nëna kishte hetuar duqin e parë te djali i saj. 

I nënshtrohet një operacioni të madh

Alec, i cili sapo ka festuar ditëlindjen e tij të parë, iu nënshtrua katër sesioneve të radioterapisë dhe një operacioni të madh, për t'ia hequr tumorin nga gjoksi. Ja si shprehet nëna e tij: "Alec dukej aq i shëndoshë para se t'i vihej diagnoza, kështu që ishte tronditje e madhe kur kimioterapia ndikoi që ai të bëhej aq keq. Ai flinte në shtratin tonë, meqë kishim frikë se, gjatë natës, ai do të përkeqësohej edhe më shumë". Edhe pse operacioni kishte përfshirë edhe hapjen e brinjëve të djalit, pas pak javësh ai përsëri kishte filluar që të lëvizte. "Djali im është tepër gazmor dhe i shoqërueshëm. Kam pasur fatin të takoj shumë nëna të tjera gjatë orëve të trajnimit, të cilat na kanë ofruar mbështetje gjatë tërë kohës, përkundër faktit se miqësia jonë ishte relativisht e re". Nicola tani i inkurajon nënat që të marrin pjesë në orët e masazhit të bebeve, në mënyrë që të mësohen sesi ta kontrollojnë trupin e bebes së vet. 

(Kosova Sot)