Bebja 8-muajshe peshon sa një fëmijë 4-vjeçar

  • 16 April 2017 - 16:09
Bebja 8-muajshe peshon sa një fëmijë 4-vjeçar

Mjekët ende nuk ia kanë dalë që ta zbulojnë diagnozën e vajzës, apo thënë më mirë, nuk e dinë ende shkaktarin e urisë së vazhdueshme të vajzës

Chahat Kumar, vajzë 8-muajshe nga Panxhabi i Indisë, ka një peshë prej më shumë se 17 kileve, gjë që është pesha mesatare e një fëmije 4-vjeçar. Pesha e saj është vazhdimisht, duke u shtuar. Prindërit e fajë- sojnë 'Zotin' për këtë, duke thënë se nuk kanë asnjë përgjegjësi në këtë drejtim. Mjekët ende nuk ia kanë dalë që ta zbulojnë diagnozën e vajzës, apo thënë më mirë, nuk e dinë ende shkaktarin e urisë së vazhdueshme të vajzës. Si pasojë e mbipeshës ekstreme, bebja tani ka problem që të marrë frymë, bile edhe të flejë. Njoftimet lokale bëjnë me dije se ajo ha si një fëmijë i rritur, trasmeton gazeta Kosova Sot

Familja e varfër

Chahat po ashtu ka një lëkurë tepër të fortë, gjë që e vështirëson marrjen e gjakut për t'ia bërë analizat. Familja e saj janë tepër të varfër dhe nuk i kanë as mjetet elementare që ta mjekojnë atë më tej. Vajza filloi që të shtonte tepër në peshë pasi që i mbushi 4 muaj, përkundër asaj se kishte lindur me një peshë normale. I ati i saj, Suraj Kumar, 23-vjeçar, thotë: 'Kur lindi Chahat, ajo ishte një bebe normale. Më pas, ngadalë filluam të shohim një shtim gjithnjë e më të madh të peshës së saj trupore. Ne nuk e kemi fajin për këtë. Zoti ia çoi asaj këtë gjendje. Kjo nuk është në duart tona. Kur të tjerët qeshin me vajzën tonë, unë ndihem keq". Ai shton se sapo të pushojnë së ushqyeri vajzën, ajo fillon që të qajë. 

Mjeku u ka rekomanduar prindërve që ta çojnë vajzën te një specialist

Mjeku i familjes, Vasudev Sharma, thotë se vështirësitë me marrjen e gjakut e kanë bërë edhe më të vështirë vënien e diagnozës së sëmundjes. Ja si shprehet ai: "Kjo është hera e parë në jetën time që shoh një foshnjë, duke shtuar peshë me një shpejtësi kaq të madhe. Por, analizat thuajse nuk mund të bëhen, për shkak se lëkura e bebes është tepër e fortë". Mjeku u ka rekomanduar prindërve që ta çojnë vajzën te një specialist në Spitalin civil në Amritsar, por mungesa e parave ua ka pamundësuar atyre një gjë të tillë.  

(Kosova Sot)