Fajëson "shpirtin e keq" për mbytjen e fëmijës

  • 24 April 2017 - 19:36
Fajëson

Pinki Singh, 24- vjeçare, e kishte marrë vajzën e vet, Lali, e kishte çuar në oborrin e shtëpisë së një fqinji, për ta hedhur më pas në kanalizim, duke e lënë që të mbytej,transmeton gazeta Kosova Sot.
Një nënë thotë se ishte pushtuar nga një shpirt i keq, kur e hodhi vajzën e saj katër muajsh në kanalizim, në Indi. Pinki Singh, 24-vjeçare, e kishte marrë vajzën e vet, Lali, e kishte çuar në oborrin e shtëpisë së një fqinji, për ta hedhur më pas në kanalizim, duke e lënë që të mbytej. Dy ditë më pas burri i saj, Mahendra Singh Jhakad, 32- vjeçar, e kishte gjetur trupin e foshnjës. Edhe burri i saj pohon se gruaja ishte pushtuar nga një shpirt i keq. Ai thotë se gjendja e gruas u përkeqësua muajin e kaluar, kur edhe u zhduk bebja e tyre.

Tani ka vetëm djalin shtatëvjeçar

Ai tregon se, një ditë, derisa gruaja e tij ishte e qetë, ajo ishte ngritur papritmas duke bërtitur, duke thënë se një shpirt i keq, i veshur në të kuqe, ia kishte marrë beben nga dora. Burri më pas e kishte njoftuar policinë dhe kishin filluar kërkimin e vajzës së vockël. Meqë vajza nuk u gjet, policia e arrestoi gruan, nënën e vajzës, e cila më pas pranoi se e kishte hedhur vajzën në kanalizim, por se nuk e kishte bërë këtë vetë, por e detyruar nga shpirti i keq. Burri i saj thotë se tani i ka mbetur vetëm djali shtatë vjeçar. Por, ai nuk e fajëson gruan, duke thënë se ajo nuk do të ishte në gjendje që ta bënte një gjë të tillë. Pinki vazhdon që të mbahet në stacion të policisë, por ende nuk është ngritur asnjë akuzë kundër saj.  

(Kosova Sot)