Vogëlushja e lindur me trurin jashtë kafkës, po shkon drejt vdekjes

  • 24 April 2017 - 20:09
Vogëlushja e lindur me trurin jashtë kafkës, po shkon drejt vdekjes

Mjekët kanë deklaruar se nuk janë në gjendje që të bëjnë asgjë për t'i ndihmuar vajzës.

Që nga dita kur ka lindur, më 9 mars, May Rose nuk ka qarë asnjëherë dhe thuajse gjithmonë sytë i mban të mbyllur. Por, e ëma e saj nuk pranon që të pajtohet me fatin e keq, duke mbajtur shpresat te një trajtim i ri që bëhet në Boston,transmeton gazeta Kosova Sot.

Një bebe që ka lindur me tru jashtë kafkës, është lëshuar nga spitali, "që të vdesë në shtëpi". Mjekët kanë deklaruar se nuk janë në gjendje që të bëjnë asgjë për t'i ndihmuar vajzës gjashtë javësh, May Rose Gibney, truri i së cilës gjatë shtatzënësisë ishte zhvilluar jashtë kokës, në një qeskë të veçantë. E ëma e saj, Analee Gibney, 24- vjeçare nga Irlanda Veriore, thotë se që në javën e 20-të të shtatzënësisë kishte marrë vesh nga mjekët se vajza e saj kishte këtë gjendje.

Diagnoza e vajzës në mjekësi quhet encephalocele. Mjekët nuk ishin të sigurt që bebja mund t'i mbijetonte lindjes normale, prandaj edhe e bënë lindjen me prerje cezariane. Tani, ata thonë se nuk janë në gjendje që t'i ofrojnë bebes ndonjë ndihmë. Encephalocele, një formë e sëmundjes spina bifida, paraqitet kur tubi neural - një strukturë nga e cila më pas zhvillohen truri dhe boshti kurrizor - nuk arrin që të mbyllet në tërësi gjatë shtatzënësisë.

Nëna nuk dorëzohet për vajzën që po shkon kah vdekja

Që nga dita kur ka lindur, më 9 mars, May Rose nuk ka qarë asnjëherë dhe thuajse gjithmonë sytë i mban të mbyllur. Por, e ëma e saj nuk pranon që të pajtohet me fatin e keq, duke mbajtur shpresat te një trajtim i ri që bëhet në Boston. Ajo apelon te të gjithë ata që mund t'i ndihmojnë, që ta bëjnë një gjë të tillë, meqë derisa e shikon vajzën aq të këndshme dhe të dashur, nuk ka fuqi që ta dorëzojë atë në dorë të vdekjes.
Ekzistojnë disa raste, kur fëmijët e lindur me këtë çrregullim ia kanë dalë që të mbijetojnë
Ajo deklaron se, po të kishte vajza dhembje, ajo nuk do ta linte atë të vuante pa nevojë. Ajo është duke mbledhur para për ta dërguar të bijën në Boston, ku ekziston qendra më e mirë për trajtimin e gjendjeve të tilla. Ekzistojnë disa raste kur fëmijët e lindur me këtë çrregullim ia kanë dalë që të mbijetojnë. Një djalë në SHBA, p.sh., tani ka 25 vjet. Nëna thotë se vogëlushja May Rose është perfekte. Ajo fle mirë dhe ushqehet mirë. "Rritja e saj nuk do të mund të ishte më e lehtë", thotë ajo me lot në sy. "Ndodh që gjatë tërë ditës ajo i hap sytë vetëm 5 deri 10 minuta. Këto janë momente magjike për ne. Nuk mund t'ia ndajmë sytë, aq e këndshme na duket", thotë ajo, duke shtuar se, në momente të tilla, i harron të gjitha problemet që i ka.

(Kosova Sot)