A i kanë parë policët djajtë gjatë punës së tyre?

  • 05 July 2017 - 19:06
A i kanë parë policët djajtë gjatë punës së tyre?

Nëse i lëmë anash barsoletat rreth policëve, këta të fundit zakonisht merren si burime të sigurta të informacioneve, me seriozitetin që ua jep vetë detyra e tyre. Kështu, kur policët thonë se kanë parë alienë, nuk mundemi menjëherë ta zëmë në asgjë një gjë të tillë

Image

 


POLICËT SHOHIN 'MBLEDHËSIN E SHPIRTRAVE' NË "GROUND ZERO"
Polici Frank Marra rikujton një paraqitje të fantazmës, që kishte parë dikur. Frank ishte njëri ndër policët që ishte ngarkuar me detyrën që të bënin kërkime nëpër gërmadhat e ndërtesave të Qendrës tregtare botërore në vitin 2001 dhe, pasi që bisedoi me disa njerëz, ai u bind se nuk kishte qenë i vetmi që kishte parë atë fantazmë. Shumë policë që kishin punuar në atë vend, duke e përfshirë edhe Frankun, thanë ta kishin parë një grua të veshur me një uniformë të vjetruar të Kryqit të Kuq, e cila dukej se në dorë mbante ca sandviçë dhe kafe. Kjo ishte detyra e punëtorëve të Kryqit të kuq gjatë Luftës së dytë botërore. Dëshmitarët thonë se, kur tentonin t'i afroheshin asaj gruaje, që ta shikonin më për së afërmi, ajo thjesht zhdukej. Më pas një 'medium' i kishte thënë Frankut se ajo fantazmë mund të ketë qenë 'mbledhës i shpirtrave', që ishte dërguar për t'i drejtuar të vdekurit në jetën tjetër. 

Image

 


KUSH KISHTE BËRTITUR NGA VETURA?
Jennifer Groesbeck ishte duke vozitur për në shtëpi me vajzën e saj 18 maujshe, Lily, kur u përfshinë në një aksident të tmerrshëm trafiku. Vetura u përplas në një barrierë çimentoje dhe ra në një lum të akullt, e kthyer mbrapshtë. Meqë vendi i aksidentit ishte rural, vetura u vërejt nga peshkatarët vetëm 14 orë më pas. Policët menjëherë dolën në vendin e aksidentit, duke kërkuar nëpër ujë ndonjë viktimë të mundshme. Derisa ishin duke iu afruar veturës, policët dëgjuan zërin e një gruaje, që thërriste ndihmë, por kur shkuan te vetura, ata panë se Jennifer kishte vdekur. Ata në fillim nuk e kishin vërejtur Lillyn e vogël, e cila meqë ishte e lidhur për ulësen e vet, nuk kishte rënë në ujin e ftohtë. Bebja kishte humbur vetëdijen, por ndihma e shpejtë e dërgoi atë në spital dhe ajo mbijetoi. Zëri i kujt ishte ai që thërriste ndihmë? 

Image

 

POLICËT BESOJNË SE DEMONËT KISHIN BËRË QË FËMIJËT TË ECNIN MUREVE 

Rasti "Demon House" në Geri, Indiana, është aq i frikshëm sa që më pas, mund të flini me drita ndezur gjatë tërë natës. Në vitin 2014 Latoya Ammons, pronarja e shtëpisë, thoshte se tre fëmijët e saj ishin të pushtuar nga shpirtrat e këqij, të cilët jetonin në atë shtëpi. Ajo thoshte se fëmijët flisnin me zë të trashë, se sytë iu dilnin duq nga koka dhe se ata rrinin pezull në ajër dhe ecnin nëpër mure, praptazi. Derisa mjeku familjar ishte i bindur se fëmijët realizonin bindjet e gabuara të nënës së tyre, të tjerët, duke përfshirë policët dhe priftërinjtë, ishin të bindur se shtëpia dhe fëmijët me të vërtetë ishin të mbushur nga djajtë. Kjo shtëpi ishte rrënuar në vitin 2016. 

Image

 

POLICI I RRËMBYER NGA UFO

Gjatë viteve 1980, Alan Godfrey, ish-polic nga Jorkshajri perëndimor, kishte dorëzuar një raport zyrtar, ku thoshte se, derisa punonte si polic, kishte parë një UFO. Godfrey kishte qenë në patrullë një mëngjes kur pa një si autobus që vinte në drejtim të tij. Më pas, ai pa se nuk bëhej fjalë për autobus, por për një objekt fluturues, i cili ishte lëshuar aq poshtë, saqë i bënte shkurret që të lëviznin. Më pas, ai pa një dritë të bardhë dhe, papritmas, pa se ishte përsëri duke vozitur. UFO-ja më nuk shihej. Polici shikoi orën dhe pa se kishin kaluar 15 minuta. Pasi që ai iu nënshtrua hipnozës, polici tha se ishte marrë në pyetje nga një alien me mjekër dhe se kishte parë një qen të zi dhe disa krijesa të çuditshme.

Image

 

POLICËT SHOHIN NGJARJE MBINATYRORE GJATË RASTIT "ENFIELD"

Edhe pse filmat shpesh nuk i paraqesin ngjarjet sikur që kanë ndodhur në të vërtetë, ekziston të paktën një skenë në filmin "The Conjuring 2", për të cilën e dimë se ka ndodhur me të vërtetë. Ajo është skena kur polici është dëshmitar i lëvizjes së karriges vetvetiu. Ky film bazohet në një rast të vërtetë. Peggy Hodgson, e cila jetonte në shtëpinë e infektuar nga djajtë, thoshte se mobiliet e saj lëviznin vetvetiu dhe se, nga muret, vinin zëra të çuditshëm të goditjes. Familja e tmerruar kishte thirrur policinë, por policët edhe pse kishin qenë dëshmitarë të lëvizjes së karriges vetvetiu, nuk kishin qenë në gjendje që t'i ofronin kësaj familjeje ndonjë ndihmë. 

Image

 

 

 

A KANË PARË KËTA POLICË NJË PUSHTIM TË VËRTETË TË DJAJVE?

Maurice Theriault jetonte me gruan e tij në Uoren, Masaçusets, kur filluan që të ballafaqoheshin me aktivitet mbinatyror. Në tërë shtëpinë e tyre filloi të shfaqej gjak dhe që të dy filluan të dëgjonin zhurma dhe zëra të çuditshëm. Në fermën e tyre u paraqitën disa zjarre të pashpjegueshme. Gruaja e Maurice-s thoshte se shihte kopjet e të shoqit i shihte në tërë shtëpinë, por kur tentonte të fliste me ta, ata zhdukeshin. Policia, e cila u ftua nga çifti, ishte dëshmitare e shumë ngjarjeve të pazakonshme, por nuk mund të bënin asgjë. 

(Kosova Sot)