Rasti i rrallë në Kinë – fetus brenda fetusit, vogëlushja lind shtatzënë me binjakë

  • 23 July 2017 - 09:23
Rasti i rrallë në Kinë – fetus brenda fetusit, vogëlushja lind shtatzënë me binjakë

Një rast shumë i rrallë mjekësor ka pushtuar mediat ndërkombëtare. Në Kinë ka lindur një vogëlushe, e cila ishte shtatzënë në trupin e saj me binjakë.

Ky është një rast i paprecedent i “fetusit brenda fetusit”.

Bebja e lindur në spitalin “Mbretëresha Elizabeth” të Hong Kongut ka zhvilluar 2 fetuse në brendësi të trupit të saj si shkak i një procesi ngjizjeje të ndryshëm nga mënyra klasike.

Në fillim, nëna supozohej se do të rriste brenda trupit të saj 3 fetuse, por gjatë rrugës njëri prej embrioneve ka përfshirë brenda vetes 2 të tjerët duke ngadalësuar rritjen e tyre.

Për këtë arsye është bërë një ndërhyrje kirurgjikale duke hequr 2 embrionet me operacion në javën e 10-të të rritjes brenda barkut të nënës.

Ky është një fenomen shumë i rrallë. Deri tani njihen 200 raste të shënuara në botë dhe probabiliteti që të ndodhë është 1 në 500.000 lindje.

Por duhet theksuar se është hera e parë që lind në Hong Kong një rast i tillë.
Në momentin e ndërhyrjes kirurgjikale të dy fetuset kishin zhvilluar shtyllën kurrizore, brinjët, gjymtyrët dhe kordonin e kërthizës.

Aktualisht raportohet se si nëna edhe fëmija gëzojnë shëndet të plotë.

(Kosova Sot)