Bebet që përfunduan në familje të huaja

  • 10 August 2017 - 20:10
Bebet që përfunduan në familje të huaja
Image

 

RASTI I FAMILJES CUSHWORTH

Një rrëfim rreth prindërve që ua kanë dhënë fëmijën e gabuar (huaj) vjen nga El Salvador. Richard dhe Mercy Cushworth kishin shkuar për vizitë në El Salvador, atdheun e Mercy-t, kur kjo e fundit lindi fëmijën e tyre. Ajo e puthi beben sapo e kapi në duar dhe, para se t'ia merrte infermierja, e puthi edhe një herë. Por, bebja që mjekët ua dhanë kur Mercy u lirua nga spitali, nuk ishte bebja e tyre. Ata filluan që të kishin dyshime pasi u kthyen në Teksas. Pasi bënë analizat e ADN-së, panë se fëmija me të vërtetë nuk ishte i tyre. Mercy tregon se, mendimi i parë që i lindi në ato momente, ishte: ku gjendet bebja ime? Nuk vonoi e atyre ua dhanë fëmijën e vet. Por, ajo që e habit Mercy-n është fakti si nuk kishte vërejtur menjëherë që bebja që ua kishin dhënë në fillim kishte një lëkurë shumë më të zezë? Ajo thjesht e kishte pranuar atë si fëmijë të vetes dhe e kishte ushqyer atë.

Image

 

RASTI I VAJZËS SË HOLLY SMITH-IT

Paramendojeni tmerrin që duhet ta ketë përjetuar Holly Smith kur kishte shkuar ta merrte fëmijën e saj nga çerdhja, kur i thanë se punëtorët ia kishin dhënë vajzën e saj 4- vjeçare dikujt tjetër, gabimisht. Mendimi i parë që i lindi Holly-t, ishte se ia kishin rrëmbyer beben. Por, në fund doli se bëhej fjalë për një keqkuptim të madh. Gruaja që kishte marrë vajzën e Holly-t u kthye shpejt në çerdhe dhe mori vajzën e duhur. Ajo grua nuk ishte e ëma e vajzës, por vajza ishte e një kolegeje të saj nga puna. Por, Holly Smith edhe sot e kësaj dite është e zemëruar me punëtorët e çerdhes.

Image

 

RASTI I DORIS GRUNWALD-IT

Doris Grunwald ishte një femër e rëndomtë në të 20-tat e saj. Më pas, me anë të analizave të ADN-së, zbuloi se nuk ishte bija e familjes ku ishte rritur. Kjo austriake më pas mori vesh se ishte ndërruar që në lindje. Tani ajo ka marrë me mijëra dollarë dëmshpërblim. Ndërsa gruaja që e kishte rritur Dorisin tha se tërë kjo përvojë ishte e tmerrshme për ato dyja edhe pse, që nga fillimi, e kishin ditur se, pa marrë parasysh të gjitha, ato gjithmonë do të mbeteshin amë e bijë. Edhe Doris tregoi sesi ky zbulim ia ndryshoi jetën rrënjësisht meqë vazhdimisht shikonte në rrugë për t'i gjetur prindërit e saj të vërtetë. Megjithatë, ajo shton se prindërit që e rritën do të mbesin prindërit e saj të vërtetë.

Image

 

ANYA BELYAEVA

Ky rast, sikur që mund ta merrni me mend nga emri, ka ndodhur në Rusi. Në vitin 1999, dy gra kishin lindur vetëm 15 minuta njëra pas tjetrës. Punëtorët e spitalit kishin bërë gabim të madh duke i ndërruar bebet e këtyre dy grave. Edhe në këtë rast ishte i ati ai që kërkoi të bëheshin analizat e ADN-së, me qëllim që të shpë- tonte nga pagimi i alimentacionit. Analizat treguan se fëmija nuk ishte as i tij, e as i gruas. Më pas gruaja gjeti vajzën e saj të vërtetë, por meqë vajzat ishin rritur tanimë, asnjëra prej tyre nuk donte që ta braktiste familjen ku ishin rritur. Nëna biologjike e Anyas tregon sesi Irina, vajza taxhike që ia kishin dhënë gabimisht, vazhdimisht i lutet duke i thënë: "Nënë, të lutem mos më jep", e ajo i thotë se asgjë nuk ka ndryshuar dhe se gjithmonë do të mbetet nëna e saj.

Image

 

RASTI I KINEZIT WANG-YE

 Vogëlushi kinez Wang-Ye i ishte dhënë gabimisht një familjeje tjetër që në lindje. Ajo që është interesante në këtë rast, ka të bëjë me faktin se ishte 'i ati i tij' ai që kërkoi bërjen e analizave të ADN-së, meqë mendonte se djaloshi i vogël ishte tepër i bukur që të mund të ishte i biri i tij. Ai dyshonte se e kishte tradhtuar gruaja, por analizat treguan se djali nuk ishte as i burrit, e as i gruas. Wang-Ye, i cili tani ka 28 vjet, thotë se ky zbulim ishte i tmerrshëm. Ata duan ta padisin spitalin, por ky i fundit nuk mund t'i gjejë dokumentet nga ajo kohë. Kjo dmth se çifti nuk ka gjasa që ta gjejë djalin e tyre të vërtetë.

Image

 

E BIJA E MELISSA RICHMAN-IT

Ky është një rast i veçantë. Disa orë pasi kishte lindur, Melissa Richmanit ia dhanë beben për ta futur në gji. Por, pas një momenti, një infermiere kishte shkuar tek ajo dhe i kishte thënë se ia kishin dhënë fëmijën e gabuar. Më pas asaj ia sollën foshnjën e vet, por tanimë ajo nuk kishte gji për ta ushqyer atë. Ky është një problem më i madh sesa që mund të duket. Qumështi i nënës është plot me përbërës ushqyes dhe me vitamina e antitrupa, që kanë rol të madh për shëndetin e bebes. Është parë se qumështi i parë është më i pasur sesa ai i mëpastajmi.

(Kosova Sot)