Gjatë seancës parlamentare, deputetja i jep vajzës gji (Foto)

  • 23 July 2015 - 19:01
Gjatë seancës parlamentare, deputetja i jep vajzës gji (Foto)

Deputetja argjentinase Victoria Donda Perez, e ka marrë në seancën parlamentare edhe vajzën gjashtëmuajshe. E, kur bebja është uritur, nëna është dashur t’i japë gji.

Juristja dhe aktivistja e të drejtave të njeriut, këtë veprim e ka bërë që të ngre vetëdijen lidhur me pushimin e shkurtër të lehonave.

Shumë njerëz e kanë përkrahur vendimin e Perez, por ka pasur të tillë që kanë menduar se është e tepërt, transmeton Telegrafi.