Edi Rama tregon për gjendjen shëndetësore të vogëlushes Altea [Foto]

  • 15 September 2017 - 19:27
Edi Rama tregon për gjendjen shëndetësore të vogëlushes Altea [Foto]

Vogëlushja Altea, e cila kohë më parë pësoi djegie të rënda në trup dhe ishte në rrezik për jetën, tashmë është shëruar.

Lajmi u bë i ditur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ku vogëlushja shfaqet pranë prindërve të saj.

“A ju kujtohet Altea, bebja që u dogj dhe kishte vetëm një fije shprese për jetën? Sot ajo është jo vetëm përfundimisht jashtë çdo rreziku, por gati për t’u kthyer në shtëpi me prindërit e saj”, ka shkruar Rama.

Dy muaj më parë, kryeministri Edi Rama është kujdesur personalisht për ta dërguar vogëlushen për mjekim të specializuar në Turqi, pasi gjendja e saj ishte tejet e rëndë dhe prindërit nuk kishin mundësi financiare për mjekimin.

Altea vetëm 2 vjeç, kishte rënë në një tenxhere me qumësht të përvëluar dhe është djegur në një pjesë të madhe të trupit. Në rreth 70%.

(Kosova Sot)