A është kjo bebja më e majme në botë?

  • 22 October 2017 - 10:31
A është kjo bebja më e majme në botë?

Luis Manuel, 10- muajsh, nga Tekoman, në shtetin perëndimor meksikan Kolima, ka një peshë prej 30 kileve, sa peshon një fëmijë normal 9- vjeçar. Kur kishte vetëm një muaj, ai duhej të vishej me rroba të fëmijëve 2- vjeçar, meqë pesha e tij shtohej me shpejtësi. Mjekët e shqetësuar mendojnë se vogëlushi vuan nga sindroma Prader-Willi, një çrregullim i pashërueshëm, i cili mund të shkaktojë infarkt të zemrës te fëmijët. Ky çrregullim i rrallë gjenetik shkakton uri të vazhdueshme, kufizon rritjen dhe zvogëlon tonin e muskujve.

Llogari për mbledhjen e fondeve

Familja e varfër e djalit kanë hapur një llogari për mbledhjen e fondeve, në mënyrë që të mund ta trajtojnë, nëse konfirmohet diagnoza e tij. Mendohet që Luis të jetë bebja më e majme (më e rëndë) në botë edhe pse nuk ka të dhëna që do ta verifikonin këtë. Nëse konfirmohet diagnoza, atëherë trajtimi i djalit do të konsistonte me disa seri injeksionesh hormonale, ku secili injeksion kushton rreth 530 dollarë.

Dieta e ashpër

Luis kishte peshë normale në lindje (3.5 kg), por nëna e tij, Isabel Pantoja, tregon se ai filloi të trashej me shpejtësi. Ndër problemet e tjera që mund të shkaktojë sindroma Prader-Willi, janë vështirësitë në mësim, mungesa e zhvillimit seksual dhe problemet me sjellje, sikur që është kokë- fortësia dhe shpërthimet e zemërimit. Kjo sëmundje prekë një në 15,000 fëmijë dhe shkaktohet nga një defekt në kromozomin 15. Nuk ka ilaç, por vetëm trajtohen simptomat dhe mbahet një dietë e ashpër.

(Kosova Sot)