Policia po i heton dy raste të vdekjeve
Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke hetuar dy raste të vdekjeve që kanë ndodhur në 24 orët e fundit.
Njëri rast ka ndodhur në Mitrovicë të Veriut, ku një burrë është gjetur pa shenja jetë në banesën e tij.
“Është gjetur pa shenja jete në banesën e tij viktima mashkull kosovar. Lidhur me rastin në vendngjarje kanë dalë njësitet përkatëse ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raportin 24-orësh,
Ndërkohë që rasti tjerët ka ndodhur në Prizren.
“Është raportuar se një mashkull kosovar ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raportin policor.
Në të dy rastet trupat janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe rastet janë duke u hetuar.
(Kosova Sot Online)
