I riu gjen vdekjen nga zvarraniku që kishte rritur vetë

  • 27 January 2018 - 15:19
I riu gjen vdekjen nga zvarraniku që kishte rritur vetë

Një 31-vjeçar është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij, pasi dyshohet se u vra nga një piton 2.5 metra i gjatë, të cilin ai e kishte mbajtur si kafshë shtëpiake që kur kishte dalë nga veza.

Sipas The Independent familja e Dan Brandon, iu referuan zvarranikut si “bebja e tij”. Brandon vdiq pasi gjarpri e mbërtheu atë në fyt, u tha në gjykatë më 25 Gusht 2017.

Nëna e tij i tha gjykatës se djali mbante 10 gjarpërinj, së bashku me 12 merimanga të mëdhaja në shtëpinë e familjes. Ai kishte në pronësi pitonin e Afrikës, të quajtur Tiny, kur ajo ishte aq e vogël sa mund ta mbante atë me pëllëmbën e dorës.

Një nga mjekët ligjor tha: “Unë jam i sigurt që Tiny ishte rreth qafës së Dan, ajo e ka mbytur duke përdorur ndonjë mekanizëm ose e ka bërë këtë gjë në befasi”.

Nëna e adhuruesit të gjarprinjëve tha se ai e kishte kuptuar që gjarpri i tij ishte bërë shumë i fortë kohët e fundit, dhe e dinte që nuk duhej ta mbante më rreth qafës. Gjarpri u gjet më vonë nën një kabinet dhe miqtë e Brandon e kthyen Tiny-n në mbajtësen e saj.

(Kosova Sot)