Një nënë lind beben SA NJË KËNAÇE (Foto)

  • 24 August 2018 - 16:53
Një nënë lind beben SA NJË KËNAÇE (Foto)

Lia Calzuola, nga Kuinslendi, lindi fëmijën në javën e 23-të të shtatzënësisë, pasi i ishte paraqitur një gjakderdhje dhe ngërçet. Mjekët ju kishin thënë se djali nuk do të jetonte më gjatë se 48 orë dhe, edhe po të jetonte, me gjasë do të kishte gjakderdhje në tru. Por, përkundër të gjitha këtyre prognozave të errëta, Luca i vockël vazhdoi që të jetonte. 'Ai kishte madhësinë e një kënaçeje të "Coca-Cola"-s dhe kishte peshën e një tubi të gjalpit', thotë e ëma e tij. 'Ishte aq i vockël, sa që është vështirë të besohet se i kishte të gjitha që i ka një bebe, vetëm se ishte në një version miniaturë', transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Pati një shtatzënësi jashtë mitrës

Por, shtatzënësia e zonjës Calzuola nuk kishte shkuar pa probleme. Në moshën 22 vjeçe ajo ishte diagnostikuar me sindromën e vezoreve policistike. Ajo kishte bërë një operacion për largimin e vezorit të majtë, e më pas mbeti edhe pa tubin fallopian, pasi pati një shtatzënësi jashtë mitrës. 'Për këtë shkak, gjasat e mia për ta pasur një shtatzënësi natyrore, ishin të vogla që nga fillimi', thotë ajo. "Partneri im dhe unë kishim gjashtë vjet bashkë dhe me çdo kusht donim të bëheshim prindër, kështu që opsioni i vetëm që na kishte mbetur, ishte IVF". Kështu, pas herës së parë me IVF, ajo ngeli shtatzënë. Por, gëzimi nuk zgjati shumë, meqë shtatzënësia e saj nuk shkoi pa probleme. 

Image

'Që nga fillimi, shtatzënësia ime nuk ishte përvojë e këndshme. Kisha mundime të forta në mëngjes, të cilat nuk zgjasnin vetëm në mëngjes, por edhe gjatë tërë ditës. Kisha gjakderdhje, që nga fillimi deri në javën e 18-të të shtatzënësisë. Isha e detyruar ta lija punën, për këtë shkak', thotë ajo. Pak ditë pasi kishte hyrë në javën e 23-të, zonja Calzuola ishte dërguar në spital, ku i kishin thënë ta priste më të keqen, prandaj kishte filluar të mendonte rreth funeralit të të birit, ende të palindur. Kur prindërit morën vesh se fëmija i tyre me gjasë nuk do të mbijetonte, ata deshën ta dinin gjininë e fëmijës. Nëna e tij thotë se, pasi që morën vesh gjininë e fëmijës, disi dinin më saktë se për kë ishin duke u munduar, bebja dukej një gjë më reale. 'E dija kush ishte. Kisha zgjedhur një emër për të, kështu që e kisha më të lehtë të lidhesha me të'. Mjekët i thanë se duhej gjithsesi të lindte menjëherë, përndryshe mund të mos mbijetonin, as bebja, e as ajo, meqë analizat treguan se ajo kishte një infeksion të placentës. 'Isha e kyçur në shumë gypa. Kisha dhembje të madhe, e cila nuk më largohej as me ilaçe. Isha e dërmuar në aspektin emocional', thotë zonja Calzuola, e cila tregon sesi iu kishte thënë mjekëve që përparësi t'i jepnin djalit, meqë për veten nuk ishte duke menduar në ato momente. 

 

Image

 

Pas 6 javësh, e ëma e mori në duar

Menjëherë pasi lindi, Luca i vogël u vendos në inkubator, meqë kishte komplikime të shumta, duke përfshirë edhe mushkëritë jo të zhvilluara sa duhet, për çka kishte probleme me frymëmarrje. Njëri valvul i zemrës, i cili në kushte normale mbyllet menjëherë pas lindjes së bebes, te ai ishte ende i hapur. Për këtë shkak, u desh që ai të operohej në ditën e tij të 18-të të jetës. Vetëm pasi mbushi gjashtë javë, e ëma u lejua që ta merrte të birin në duar. 'Kur e mora në dorë për herë të parë, kjo ishte përvoja më e mirë e jetës sime. Por, në të njëjtën kohë isha edhe e frikësuar, meqë ai ishte aq i vogël dhe kishte tërë ata gypa të lidhur në trup. Doja ta shtrëngoja, por nuk guxoja', thotë ajo. Pasi kaloi 152 ditë në spital, Luca i vogël u lëshua që të shkonte me prindërit në shtëpi. 'Që nga fillimi e dija se në duart e mia kisha një luftëtar të vogël', thotë e ëma. Dhe tani, gati dy vjet më pas, Luca 21 muajsh ka bërë një përparim të mahnitshëm. Ai vazhdimisht buzëqeshë dhe është bebja më e lumtur në botë. "E do jetën tepër shumë", thotë e ëma, e lumtur. 

 

(Kosova Sot)