Pa e ditur fare, ishte në javën e 37-të të shtatzënësisë

  • 11 September 2018 - 16:51
Pa e ditur fare, ishte në javën e 37-të të shtatzënësisë

Një studente, e cila ndihej paksa pa qejf dhe, për këtë shkak shkoi te mjeku, mbeti pa fjalë kur mori vesh se ishte në javën e 37-të të shtatzënësisë, pra pak javë para se të lindte. 

Fryrja e barkut

Laura Molloy, tani 25 vjeçe, nga Dublini, thotë se nuk kishte asnjë shenjë evidente të shtatzënësisë, sikur që është fryrja e barkut, vjelljet në mëngjes, apo mungesa e menstruacioneve. Ajo bile kishte bërë edhe dy teste të shtatzënësisë, të cilat kishin rezultuar negative. Por, edhe pse lajmi për shtatzënësi e befasoi tepër, Laura u gëzua që nuk vuante nga kanceri, sikur që frikësohej. Më pak se një muaj më pas, asaj i plasën ujërat dhe lindi djalin Finn, i cili tani ka tri vjet, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Nuk mund ta paramendojë jetën pa të birin

Mjeku i tha asaj se, meqë kishte kaluar javën e 28-të të shtatzënësisë, kishte mundësi që hormoni i cili bën që testi i shtatzënësisë të jetë pozitiv, tanimë të jetë larguar nga trupi, prandaj edhe testi kishte dalë negativ. Pasi që bëri ultrazërin, ajo dëgjoi të rrahurat e zemrës së bebes, për herë të parë. Laura, e cila asokohe kishte dy vjet në lidhje me partnerin Luke, ende është me të. Laura asokohe studionte filmin dhe transmetimin në Institutin e teknologjisë në Dublin. Prindërit e saj mbetën pa fjalë, sikur edhe i fejuari i saj, kur Laura ua dha lajmin rreth shtatzënësisë. Mjekët i thanë se asaj nuk i ishte rritur aq shumë barku, meqë bebja ishte rritur prapa placentës, për çka ajo nuk kishte hetuar as lëvizjet e bebes. Tani, Laura thotë se nuk mund ta paramendojë jetën pa të birin. 

 

(Kosova Sot)