Fëmija 3 vjeç paralajmëron vdekjen e vëllait

  • 08 October 2018 - 15:59
Fëmija 3 vjeç paralajmëron vdekjen e vëllait

Djali 3 vjeç i prindërve që kishin edhe një bebe, në shtrat të vdekjes nga kanceri, iu tha atyre se bebja do të vdiste tani, pak momente para se kjo gjë të ndodhte me të vërtetë. "Jordan tani po shkon", këto ishin fjalët e 3 vjeçarit.

 

Lajmi i keq i mjekëve

Jordan kishte lindur më 17 korrik me një sëmundje të quajtur Aganglionoza totale e zorrëve (TIA), një sëmundje e cila pengon punën normale të zorrëve, duke shkaktuar grumbullim të masave fekale në zorrë. Kur bebja kishte vetëm tetë javë, mjekët ua dhanë prindërve të tij lajmin e keq, se ai nuk do të mbijetonte, prandaj ata ia blenë atij një shtëpi. 

Ishte hera e parë që djali thoshte gjëra të tilla

Më 27 shtator bebja Jordan lëshoi frymën e tij të fundit në krahët e nënës së tij, vetëm dhjetë ditë pasi që u lëshua nga spitali. Në një situatë të pabesueshme, Taylor 3 vjeç ndali lojën dhe hyri brenda në shtëpi, për t'i thënë të ëmës se Jordani i vogël ishte duke vdekur. 'Ishte situatë e pabesueshme! Ai ishte jashtë duke lozur me dajën e tij dhe, krejt papritmas tha 'dua ta shoh nënën', prandaj hyri në dhomë dhe tha 'Jordan po largohet tani'", tregon zonja Fiorini. Kjo ishte hera e parë që djali thoshte gjëra të tilla. Jordan u varros të enjten në një ceremoni ku morën pjesë rreth 200 njerëz, vetëm një ditë para ditëlindjes së tretë të vëllait të tij, Taylor. 

 

(Kosova Sot)