Të lidhur në shtrat e me sytë e mbyllur, nëna dhe ish-partneri i saj lënë vajzën 19-muajshe të vdesë

  • 04 November 2018 - 12:32
Të lidhur në shtrat e me sytë e mbyllur, nëna dhe ish-partneri i saj lënë vajzën 19-muajshe të vdesë

Një grua dhe ish-partneri i saj janë shpallur fajtor pasi kanë shkaktuar vdekjen e një vajze 19-muajshe, Coyle Ellie-May.

Kjo e fundit u gjet e vdekur në shtëpinë e çiftit në Preston, Lancashire në Britani, më 23 mars të vitit të kaluar.

Ndërkohë një ditë më parë, një gjykatë mori vendimin që 19-vjeçarja Lauren Coyle dhe 20-vjeçari Reece Hitchcott t’iu hiqej akuza për vrasjen e një fëmije, por të shpalleshin fajtorë për shkaktimin ose lejimin e vdekjes së saj si dhe një akuzë për mizori ndaj fëmijëve.

Vogëlushja u gjet e vdekur e lidhur në një shtrat i cili ishte kthyer në “kafaz”. Në gjykatë u tha se asaj nuk i lejohej që të shikonte teksa mbahej e lidhur për kyçesh.

Ndërkohë “Leverpool Echo” ka publikuar disa mesazhe që çifti ka shkëmbyer para se e vogla të vdiste. Në to dukej se si Lauren dhe Reece keqtrajtonin vogëlushen.

“Ky është një rast tragjik në të cilin një fëmijë i vogël dhe i pafajshëm është trajtuar në mënyrën më të keqe nga ata që duhet të kujdeseshin për të”, tha Brett Gerrity nga Shërbimi i Prokurorisë.

“Gjatë gjykimit prokuroria vërtetoi se, duke e kufizuar Ellie-May në shtratin e saj, Lauren Coyle dhe Reece Hitchcott me dashje kontribuonin ose drejtpërdrejt shkaktuan vdekjen e parakohshme të vajzës”, shtoi ai.

Lidhur me vajzën e saj me ish-të dashurin John Minshull, 19-vjeçarja ka thënë në gjykatë se ajo ishte “bota për të”.

Ndërsa i ati i Ellie ka thënë: “Ajo ishte një vajzë e vogël e mrekullueshme. Ajo ishte kaq e veçantë për të gjithë ata që e njihnin. Ellie ishte gjithmonë e lumtur dhe bija që çdokush do e donte. Do të na mungojë shumë”.

 

(Kosova Sot)