E tmerrshme: Shantazhohen prindërit fëmija i të cilëve po vdiste

  • 08 July 2019 - 14:01
E tmerrshme: Shantazhohen prindërit fëmija i të cilëve po vdiste

Një grua nga Malajzia ka pranuar se ajo ka shantazhuar prindërit e një fëmije i cili nuk kishte edhe shumë kohë për të jetuar.

Siti Nurhidayah Kamal , 24 vjeçare, ia kishte vjedhur telefonin Samsung S8, një personi. E që në fakt doli të ishte telefoni i një babai i quajtur Dee Windross, fëmija i të cilit ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe nuk kishte edhe shumë kohë për të jetuar.

E sikur të mos mjaftonte kjo, telefoni celular ishte i mbushur me foto të bukura të fëmijës, të cilin nuk do ta kishin edhe për shumë kohë. E për këtë telefon, 24 vjeçarja ia kishte kërkuar 1000 dollarë, ose përndryshe do ta shkatërronte. 

Kamal, në fakt është vetë nënë e dy fëmijëve, raporton Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

Bebja, i quajtur Amiyah Windross, vdiq pas disa kohës për shkak se ishte nuk mund të diagnostikohej për disa probleme neurologjike.

Kamal, të hënën tha para gjykatës në qytetin Melburn të Australisë, se ajo e pranon fajësinë.

Jay dhe Dee Windross, prindërit e bebes thanë se ky veprim është i “gërditshëm”.

Madje ata para se ta dërgonin çështjen në gjykatë, rastin e kishin treguar në publik.

Kamal, ia kishte rikthyer telefonin vetëm pasi që prindërit kishin bërë publikisht kërkesa në rrjetet sociale, dhe çështja tashmë ishte bërë publike.

Gjithashtu mësohet se edhe burri i Kamala ishte i përfshirë në këtë rast.

Jay dhe Dee, tani fatmirësisht, i posedojnë të gjitha fotot e djalit të tyre.

(Koosva Sot Online)