Stuhi dhe përmbytje – 50 të vdekur

  • 26 January 2020 - 20:10
Stuhi dhe përmbytje – 50 të vdekur

Të paktën 50 persona kanë humbur jetën si dhe më shumë se 25 mijë të tjerë janë detyruar të zhvendosen si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga stuhitë dhe të reshurat e mëdha që kanë goditur në juglindje të Brazilit.

Shumica e viktimave janë nga shteti Minas Gerais, i cili u godit nga reshjet më të rënda gjatë një periudhe prej 24 orësh, shkruan Reuters.

Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se 25 persona janë të zhdukur si pasojë e fatkeqësive natyrore.

(Kosova Sot Online)