Zbulimi shokues: Kështu e krijoi SHIK-u “Syrin e Popullit”, ky është qëllimi...

  • 31 January 2020 - 07:41
Zbulimi shokues: Kështu e krijoi SHIK-u “Syrin e Popullit”, ky është qëllimi...

“E vërteta është se ish eksponentë të PDK-se që kaluan në LVV janë pjesëtarë të kësaj organizate terroriste që vetën e quan “Syri i Popullit”. Por prapa saj qëndron një e ashtuquajtur Shoqata...., që po ashtu përbëhet nga ish eksponentë të PDK-se që kanë kaluar në LVV. E gjithë odieseada rreth Organizatës Terroriste "SYRI I POPULLIT", përmban në vetë një gamë të madhe të dilemave dhe dyshimeve të cilave nuk iu dha përgjigje as vendimi i gjykatës pas afër 2 viteve sa zgjati procesi i gjykimit për terroristët e Organizatës "SYRI I POPULLIT", anëtarëve të së cilës iu shqiptuan dënime me burg”, thotë Haziri.

Derisa zyrtarët e lartë të PDK-së e kanë shndërruar në agjendë ditore të punës së tyre, daljen publike me akuza kundër Vetëvendosjes, sic thonë ata, lidhjet e këtij subjekti politik me organizatën terroriste, “Syri i Popullit”, analistët politikë thonë se kjo organizatë nuk mundë të jetë krijesë, e as të ketë afërsi me Vetëvendosjen.

Sipas analisti, Nexhat Haziri “Syri i Popullit” është e krijuar nga SHIK-u përmes ish anëtarëve të PDK-së, të cilët në një moment të caktuar u larguan nga partia e Hashim Thaçit, dhe me qëllim të caktuar dhe mision të SHIK-ut shkuan dhe gjetën strehë në Vetëvendosje.

Image
Nexhat Haziri

“E vërteta është se ish eksponentë të PDK-se që kaluan në LVV janë pjesëtarë të kësaj organizate terroriste që vetën e quan “Syri i Popullit”. Por prapa saj qëndron një e ashtuquajtur Shoqata..., që po ashtu përbëhet nga ish eksponentë të PDK-se që kanë kaluar në LVV. E gjithë odieseada rreth Organizatës Terroriste "SYRI I POPULLIT", përmban në vetë një gamë të madhe të dilemave dhe dyshimeve të cilave nuk iu dha përgjigje as vendimi i gjykatës pas afër 2 viteve sa zgjati procesi i gjykimit për terroristët e Organizatës "SYRI I POPULLIT", anëtarëve të së cilës iu shqiptuan dënime me burg: A e shfrytëzuan si mburojë Lëvizjen e Albin Kurtit për qëllimet dhe veprimet e tyre terroriste? A ishin në dijeni edhe lidershipi i LVV-së për këta njerëz që aderuan në këtë subjekt politik dhe cilat ishin qëllimet e tyre? A ishte kjo një larje hesapesh në mes ish shokëve të një ideologjie të njëjtë politike, disa edhe si bashkëluftëtar të UCK-së? Cili ishte roli i SHIK-ut në raport me Organizatën Terroriste "SYRI I POPULLIT"?”, thotë Haziri.

“Këto do të mesin akoma enigmë edhe për një kohë për opinionin. Dhe tani kuptohet se PDK-ja do të mundohet ta shfrytëzoj Organizatën terroriste “Syri i Popullit” për ta sulmuar VV-në, se është e afërt me këtë organizatë, për ta tërhequr vëmendjen e opinionit nga nëntoka e saj që organizohet dhe udhëhiqet akoma nga organizata kriminale dhe terroriste SHIK-u, që “Syri i Popullit”, mund të jetë vetëm një organizim shtesë i saj”, shton analisti politik, Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

Më tej, Haziri shprehet se Abelard Tahirit, si ministër i drejtësisë në detyrë duhet për t’ia rikujtuar se gjatë qeverisjes së koalicionit PAN, partner i së cilit ishte edhe PDK-ja, është plagosur avokati Azem Vllasit, përkundër që institucionet e sigurisë kishin informata paraprake mbi veprimet e Murat Jasharit dhe qëllimin e ardhjes se tij në Kosovë.

“Pra për këtë mosveprim së pari duhet të japin përgjegjësi institucionet që drejtoheshin nga panistët dhe të përgjigjen nëse e dëshironin vrasjen e avokatit Vallasi. Kërkesa e Tahirit se në seancat e radhës së Kuvendit të Republikës, do të kërkohet themelimi i një Komisioni hetimor Parlamentar për të hetuar lidhjen në mes të Vetëvendosjes dhe organizatës “Syri i Popullit’”, është një deklaratë sa për konsum politik në vazhdën e sulmeve politike ndaj LVV-së dhe eventualisht qeverisë së koalicionit LVV-LDK, se sa është një nismë serioze, pasi vet PDK-ja më së paku ka interes për ti shkuar kësaj çështje deri në fund për të parë se kush qëndron pas organizatës terroriste “Syri i Popullit”, përfundon analisti politik, Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)