Thaçi: Vrasja e Qassim al-Rimi, lajm i mirë për sigurinë e botës
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se se lajmi për vrasjen e udhëheqësit të Al Qaedas është i mirë dhe pozitiv për sigurinë e botës.
“Ne i përgëzojmë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Presidentin Donald Trump për guximin e treguar në udhëheqjen e luftës kundër terrorizmit”.
“Lajmi për vdekjen e udhëheqësit të Al-Qaedas në Jemen, është lajm i mirë për Lindjen e Mesme, paqen dhe sigurinë botërore”, ka shkruar Thaçi në Twitter.
We commend the United States of America and President @realDonaldTrump for the courageous leadership in the fight against terrorism. The news on Al-Qaeda leader al-Raymi demise are good news for the people of Yemen, Middle East, and for world peace and security.
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) February 7, 2020
(Kosova Sot Online)