Haliti: PDK’ja duhet t’i bashkohet Qeverisë Hoti - ja pse
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti edhe njëherë është shprehur pro hyrjes së kësaj partie në Qeverinë Hoti.
Haliti ka thënë se e përkrah idenë për bashkëngjitjen e PDK-së në qeverinë Hoti.
“Po, PDK-ja duhet t’i bashkohet Qeverisë Hoti”, ka thënë shkurt Haliti.
Teksa anëtari tjetër i kryesisë së PDK-së, Kujtim Gashi, ka thënë se në organet e partisë asnjëherë nuk është diskutuar për një opsion të tillë.
(Kosova Sot Online)