Mbi 430 të prekur me COVID-19 po trajtohen në spitale

  • A.P /
  • 16 August 2020 - 09:05
Mbi 430 të prekur me COVID-19 po trajtohen në spitale

Mbi 560  pacientë janë duke u trajtuar në QKUK dhe spitalet tjera, 432 prej të cilëve janë të konfirmuar me COVID-19.

Në Klinikat e QKUK-së janë të shtrirë 168 pacientë me koronavirus ndërsa në spitalet rajonale 264 pacientë.

Instituti Kombëtar i shëndetësisë Publike, ka njoftuar se dje janë shënuar 145 raste të reja me Covid-19, nga 451 mostra të testuara, ndërsa janë shëruar 144 persona.

(Kosova Sot Online)