Prokuroria kërkon paraburgimin e gruas që vodhi afro 200 mijë euro
Prokuroria Themelore në Pejë njofton se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Pejë, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurës A.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale: “Vjedhje e rëndë”.
Sipas prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se e pandehura A.K. me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, mes datave 29 nëntor 2025 dhe 26 janar 2026, në rrugën “Ndue Pёrlleshi” nё Pejё, në një shtëpi banimi, duke pasur çelësin e kasafortës të pronarit dyshohet t’i ketë vjedhur shumën e parave prej 176 mijë e 900 dollarë amerikanë dhe 3750 euro dhe me pas largohet nga shtëpia pa u vërejtur nga askush.
Andaj, sipas prokurorisë, e njëjta me këto veprime do të kryente veprën penale: “Vjedhje e rëndë” dhe nga data 21 prill 2026 gjendet në ndalim në kohëzgjatje prej 48-orësh.
(Kosova Sot Online)
