Haziri: Albini po e çon qëllimisht vendin drejt zgjedhjeve të reja
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti po e çon vendin drejt zgjedhjeve të reja.
Sipas Hazirit, vendi rrezikon të shkojë në disa palë zgjedhje për shkak të veprimeve të Kurtit, për të cilat ai tha se janë të qëllimshme.
“Kurti po e ndryshon vetëm formën dhe metodën. Vitin e kaluar u pozicionua për kryetar të Kuvendit dhe e çoi vendin në zgjedhje. Sivjet, për çështjen e presidentit, po synon të shkaktojë zgjedhje dhe të arrijë qëllimin e tij. Por ne duam t’i shmangim zgjedhjet, sepse herën tjetër mund të vijë një kryeministër tjetër…”, u shpreh Haziri.
Ai shtoi se ideja për një figurë konsensuale për president ka dështuar, pasi sipas tij Kurti nuk ka paraqitur asnjë propozim konkret.
Sipas Hazirit, Kurti do të duhej të ofronte zgjidhje që do ta thyenin këtë cikël të mbyllur krizash politike.
Këto komente ai i bëri pas mbledhjes së Komisionit për Punë të Jashtme.
(Kosova Sot Online)
