Tahiri: Për shkak të tekeve të Kurtit Kosova po hyn në fazën e absurditeteve
Edita Tahiri, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti.
Ajo ka bërë me dije se për shkak të “tekeve” të tij, Kosova po hyn në fazën e absurditeteve.
Në profilin e saj në Facebook, ajo ka shkruar se uniteti që Kosova kishte në fazat e mëhershme është i domosdoshëm.
“Kosova serish po hyn ne fazen e absurditeteve vec pse lideri i partise ne pushtet nuk e njeh dhe nuk e deshiron unitetin politik – ndonse dihet se uniteti politik e beri Kosoven shtet te pavarur, demokratik e sovran me vizion euroatlantik”, ka shkruar Tahiri.
(Kosova Sot Online)
