Mbi 21 milionë të infektuar me COVID-19 në botë

  • A.P /
  • 16 August 2020 - 09:55
Mbi 21 milionë të infektuar me COVID-19 në botë

Ka shkuar mbi 21 milionë numri i të infektuarve me Covid-19 në mbarë botën që nga fillimi i pandemisë.

Sipas shifrave të publikuara nga Universiteti John Hopkins, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë më shumë se 5.3 milionë të infektuar.

Këto shifra të larta e rendisin SHBA-në në vendin e parë për nga numri i të infektuarve dhe të vdekurve nga Covid-19.

Ndërkohë sipas një baze të dhënash të gazetës “New York Times” Kalifornia është shteti i parë amerikan që arrin në më shumë se 600 mijë të infektuar me koronavirus dhe rreth 11 mijë vdekje si pasojë e tij

Të premten Kanadaja njoftoi se kufiri që e ndan atë me SHBA-në do të vazhdojë të qëndrojë i mbyllur për udhëtime jothelbësore edhe për një muaj tjetër. Shumë kanadezë janë të shqetësuar për rihapjen e kufirit pasi vendi ia ka dalë me sukses të rrafshojë trajektoren e pandemisë.


(Kosova Sot Online)