Tre të shëruar dhe tri raste të reja me COVID-19 në Malishevë

  • A.P /
  • 16 August 2020 - 16:48
Tre të shëruar dhe tri raste të reja me COVID-19 në Malishevë

Sot në Komunën e Malishevës, tre persona të prekur me COVID-19, janë shëruar plotësisht, ndërsa janë regjistruar edhe tri raste të reja.

Kjo është bërë e ditur në komunikimin zyrtar që mban Komuna e Malishevës me IKSHPK-në.

 

Rastet e reja me COVID-19, janë konfirmuar në Malishevë, Bubavec dhe Llapçevë.

Që nga data 14 mars kur është regjistruar rasti i parë e deri më sot, me COVID-19 në Komunën e Malishevës janë konfirmuar 178 raste, prej tyre 119 janë të shëruar, 46 janë ende aktive dhe 13 kanë përfunduar me fatalitet.

(Kosova Sot Online)