Tronditëse: Mësuesja akuzohet se ka kryer marrëdhënie me nxënësin 14-vjeçar

  • E.K /
  • 17 August 2020 - 09:07
Tronditëse: Mësuesja akuzohet se ka kryer marrëdhënie me nxënësin 14-vjeçar

Mësuesja e ka shoqëruar për në shtëpi djalin me makinën e saj, e gjatë rrugës së kthimit ka ndalur për pak momente në një park, ku dhe dyshohen se kanë kryer marrëdhënie seksuale. Mësuesja e identifikuar si Monica Elizabeth Young, është filmuar nga kamerat e sigurisë përgjatë rrugëve, duke hyrë në park së bashku me djalin, megjithatë ajo e mohon me forcë që të ketë abuzuar me të.

Ngjarja tronditëse thuhet se është raportuar nga shoku i klasës së 14-vjeçarit, njëherazi nxënës i Young-ut. Policia është bazuar në dëshminë e tij për të nisur më tej hetimet. Ndërkohë që raportohet se kjo nuk është hera e parë që mësuesja akuzohet për veprime të këtij lloji, pasi dhe në të kaluarën janë regjistruar episode të ngjashme.

(Kosova Sot Online)