A do të kthehet kryeministri Hoti sot në zyrë

  • E.K /
  • 17 August 2020 - 10:08
A do të kthehet kryeministri Hoti sot në zyrë

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, mbrëmjen e 2 gushtit njoftoi që ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Që nga ajo mbrëmje Hoti gjendet në vetizolim, teksa nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook pati treguar se nuk ka simptoma të theksuara të koronavirusit.

Kryeministri Hoti është në pritje të rezultatit të dytë për COVID-19, të cilin pritet ta merr sot.

Këshilltari i tij Xhavit Beqiri thotë se nëse Kryeministri rezulton negativ, atëherë nga e hëna (sot) do të dalë në punë.

(Kosova Sot Online)