Vushtrriasi kërcënon policinë: Keni me e pa kush jam unë…

  • E.K /
  • 17 August 2020 - 10:56
Vushtrriasi kërcënon policinë: Keni me e pa kush jam unë…

Policia në Vushtrri ka arrestuar një person i cili është hasur pa maskë

Në raportin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari kishte refuzuar t’i jepte letërnjoftimin policisë, me ç’rast edhe kishte përdorur fjalë kërcënuese.

“I dyshuari kishte refuzuar të iu jap dokumente identifikuese zyrtarëve policor duke ju thënë: Keni me pa se kush jam unë dhe nuk ju harroj fytyrën”, njofton policia.

Policia ka njoftuar se pas intervistimit me urdhër të prokurorit  i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)