Pesë persona keqpërdorën detyrën zyrtare mbrëmë në Gjilan

  • E.K /
  • 17 August 2020 - 11:07
Pesë persona keqpërdorën detyrën zyrtare mbrëmë në Gjilan

Policia në Gjilan ka arrestuar tetë persona të cilët dyshohet se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare dhe nuk kanë intervenuar në parandalimin e pandemisë COVID-19

Sipas njoftimit të policisë, të dyshuarit kanë rënë në kundërshtim me vendimin e Qeverisë.

“Janë arrestuar pesë  të dyshuar dy femra  dhe tre meshkuj kosovar, për shkak të dyshimit se  kanë bërë keqpërdorim të detyrës zyrtare duke mos intervenuar ne parandalimin pandemisë Covid-19 dhe rënë në kundërshtim me vendimin e Qeverisë”, njofton policia.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet.

(Kosova Sot Online)