Hoti: Do t’i udhëzojmë qartë drejtorët e shkollave si ta zhvillojnë mësimin nga 1 shtatori

  • E.K /
  • 17 August 2020 - 11:16
Hoti: Do t’i udhëzojmë qartë drejtorët e shkollave si ta zhvillojnë mësimin nga 1 shtatori

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë të ditur se sot së bashku me zëvendëskryeministrat me Ministrin e Arsimit, ekspertë të fushave, në konsultim me Komunat dhe SBASHK’un kanë biseduar për organizimin e mësimit nga data 1 shtator.

Hoti në Facebook ka shkruar se Komunat dhe drejtorët e shkollave do të kenë udhëzime të qarta se si duhet të organizohet mësimi varësisht nga kushtet që kanë në shkollat e tyre.

“Mësimi online do të jetë gjithmonë aktiv. Janë duke u zhvilluar protokolle të veprimit se çfarë masa duhet të ndërmerren në çdo situatë që paraqitet. Do të ndërmerret një fushatë informuese për nxënësit dhe arsimtarët për masat mbrojtëse që duhet të zbatojnë.  Mësimdhënësit janë duke u trajnuar për mësimin online, si dhe po punohet që të kemi listë rezervë të mësimdhënësve që mund të angazhohen sipas nevojës.  Inspeksioni i arsimit do të jetë në mbështetje të shkollave për t’i udhëzuar për masat që duhet ndërmarrë, por edhe për të mbikëqyrë zbatimin e atyre masave”, ka shkruar ai.

 

Sot, bashkë me zëvendëskryeministrat, diskutuam me Ministrin Likaj dhe bashkëpunëtorët e tij për fillimin e vitit...

Publiée par Avdullah Hoti sur Lundi 17 août 2020

(Kosova Sot Online)